diskutimi

Pakti Molotov-Ribbentrop: preludi apo nisja e Luftës së Dytë Botërore?

Postuar në 26 Gusht, 2020 21:26

 

Rendi i prodhuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore nuk po pranohet më si legjitim. Dhe kontestimi ndonëse ka kohë që ka nisur (Ernst Nolte me librin e tij për totalitarizmat) tanimë ka zënë vend si pikëpamje dominuese për revizionimin e historisë. Problemi me historinë është se ai është përherë politik dhe nuk mbetet ngushtësisht një rrëfim i ftohtë i së vërtetës. 

"Kërcënimi rus për Ballkanin", më shumë titull sensacional sesa i vërtetë

Postuar në 28 Qershor, 2017 15:49

Zëri i Amerikës, seksioni shqip, raporton sot për një diskutim ekspertësh, zhvilluar në qendrën Ëodroë Ëilson në Uashington. Raportimi mban titullin: “Ndikimi rus dhe radikalizmi fetar, kërcënimet kryesore për Ballkanin” dhe referon tri tema kryesore që janë trajtuar. Mirëpo nëse i hedh një sy tekstit kupton që ekspertët që kanë marrë pjesë nuk e shohin kështu çështjen, pra sipas titullit të medias në fjalë. Eksperti kryesor që I mëshon idesë së kërcënimit rus është Daniel Serëer, i njohur për qëndrime të këtilla edhe në të shkuarën.

Ligji për mbrojtjen në kuadër të NATO-s, pse nuk diskutoi PD-ja?

Postuar në 25 Nëntor, 2016 11:42

Pse u largua opozita këtë të enjte nga salla e parlamentit? Për dekretin e plehrave që nuk u votua në parlament? Për ofendimet e Taulant Ballës? Duken arsye që nuk e justifikojnë largimin. PD ndoshta nuk donte as të diskutonte as të votonte një ligj të rëndësishëm mbi ushtrinë. Duke parë se si miratohen në parlament pa diskutim apo kundërshtime ndryshimet në ligjin për kalimin e forcave të huaja ushtarake, duken qesharake ankesat e politikës për shkelje të sovranitetetit nga paketa e ligjeve për Vetting-un në Drejtësi.

Mbi të pavërtetën e “rilindjes” së çështjes Çame me qeverinë aktuale. Dëshmitë historike thonë të kundërtën

Postuar në 26 Tetor, 2016 15:07

Kohët e fundit, për nevoja qartazi elektorale, ka një shtim të retorikës për çështjen çame. Politika është në të drejtën e vet të ndjekë këtë axhendë, sa kohë Parlamenti shqiptar ka miratuar rezolutë për këtë çështje.  Por duke qenë se për të shpenzohen energji dhe kredenciale të institucioneve shqiptare, është e udhës që kjo temë të shkëputet nga koneksti thjesht elektoral, për t’u afirmuar si një çështje që përcjell edhe në planin shoqëror jehonë pozitive. Z. Idrizi është kryetar partie dhe ai pikë së pari ka axhenda pushteti, ndonëse i kamuflon ato pas kauzave të tilla.

Nuk jeni aq i sigurtë sa doni të hiqeni zoti Kryeministër

Postuar në 06 Tetor, 2016 16:46

Kryeministri është në siklet, kurse në të gjithë jemi në hall. Seanca e sotme parlamentare i nxori kokën frikës së Edi Ramës ndaj zemërimit për ligjin e importit të mbetjeve, i cili theu rutinën e “lajmit 3 ditësh”.

Debati në PE për daljen e Britanisë, Nigel Farage shënjestrohet si gënjeshtar

Postuar në 28 Qershor, 2016 18:02

Për Parlamentin Europian, duke parë sfidat e shumta me të cilat duhet të përballet Bashkimi Europian në këtë shekkul, kjo organizatë  nuk mund t’i lejojë vetes të futet në një periudhë pasigurie me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga familja europiane, Ndaj Parlamenti Europian, përmes një rezolute të aprovuar nga 395 deputetë pro, 200 kundër dhe 71 abstenime i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të aktivizojë sa më shpejt nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për daljen e vendit nga Bashkimi Europian  Debati që ka paraprirë këtë rezolutë ka qenë shumë i ashpër, ku protagonisti kryesor i fushatës për

Dy qëndrimet e drejtuesve socialistë: 8 dhjetori dhe 21 janari I harruar po nga këta

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 17:21

Përfaqësues të mazhorancës dhe një sërë çirakësh të njohur në media, kanë dy ditë që flasin për dhunë, vandalizëm, huliganizëm dhe akte dhune të papranueshme, duke iu referuar me dramacitet protestës së 8 dhjetorit. Protestë ku nuk ndodhi asgjë. Por u paralajmërua shumëçka. Dhe kjo ndoshta përbën problem. Sot tema e protestës dhe qëndrimi etik i mazhorancës ndaj dhunës është bërë prezent edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, ku deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka ndërhyrë pikërisht me komente të ngjashme.

LSI: Jo rritje akcizës së birrës vendase, ristrukturim investimesh në arsim dhe shëndetësi, si dhe shpërndarje fondesh mes M. së Transporteve dhe FShZh

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 15:42

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë disa vërejetje dhe sugjerime në emër të partisë së tij, për projektbuxhetin e vitit 2016.

Subscribe to RSS - diskutimi