LSI: Jo rritje akcizës së birrës vendase, ristrukturim investimesh në arsim dhe shëndetësi, si dhe shpërndarje fondesh mes M. së Transporteve dhe FShZh

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 15:42

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë disa vërejetje dhe sugjerime në emër të partisë së tij, për projektbuxhetin e vitit 2016. Duke propozuar që “ky proces duhet të lërë pas këmbënguljen për të mos ndryshuar asgjë dhe për të mbetur rob i propozimeve të cilat kanë ardhur”, Vasili ka hedhur për diskutim këto kërkesa: “Është e natyrshme dhe e domosdoshme që të ketë një reflektim që lidhet me prodhimin vendas, ku rritja e akcizës së birrës është një moment i cili duhet të ketë reflektim pasi diskriminimi i prodhimit vendas është një politikë e gabuar dhe jo që vetën nuk ndihmon askënd, por është e pakuptueshme për të gjithë. Një shqetësim tjetër do të ishte konsiderimi brenda hapësirave të arsyeshme i shqetësimeve që kanë profesionet e rregulluara lidhur me sigurimet që ata janë të detyruar të paguajnë dhe këtu hapësirat për një kompromis, për një zgjidhje më të arsyeshme ekzistojnë. Gjithashtu janë për t’u marrë në konsideratë çështjet që lidhen me disa disproporcione dhe zhbalancime në mënyrën dhe formën e shpërndarjen e financimit në infrastrukturën rrugore dhe më konkretisht në raportet midis buxhetimit të Ministrisë së Transporteve dhe buxhetimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ku ka disekuilibra dhe zhbalancime të cilat janë edhe të paqarta dhe të pa motivuara dhe në disa raste jo fort të arsyeshme”, tha ai.  Vasili ka shtuar se duhet rishikuar edhe “masa e shpenzimeve të qeverisë” si dhe “ristrukturimi i brendshëm i investimeve në arsim dhe shëndetësi”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.