Dako

Dako ka dalë në përgjimet e EULEX

Postuar në 22 Nëntor, 2017 11:47

Emri i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka dalë në përgjimet e EULEX-it, gjatë kohës që kjo strukturë ka pasur nën përgjim persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Durrës që bashkëpunonin me trafikantë nga Kosova.

Denoncim apo spiunim?

Postuar në 20 Nëntor, 2017 20:57

Lulzim Basha denoncoi Vangjush Dakon se është përgjuar nga shërbimet partnere duke negociuar me elementë kriminalë për blerjen e votave të 25 Qershorit.

Gjithë deklarata e kreut të opozitës ishte mbështetur mbi informacione që ai tha se i disponojnë partnerët, duke bërë në këtë rast rolin e suflerit dhe jo të një opozite që flet me fakte.

Refuzimi i vizës amerikane për Dakon, përgjigjet ambasada e SHBA

Postuar në 06 Nëntor, 2017 18:28

Në media qarkulloi një lajm se kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij i është refuzuar apo anuluar viza amerikane.Si referim ishte cituar një burim nga një diplomat i lartë i selisë diplomatike të Shteteve të Bashkura në Tiranë, duke e përcorcuar bindjen me raportime në media për përgjimin e një kryebashkiaku të rangut të lartë të Partisë Socialiste dhe investigimin e BIRN  se firma e nr 1 të bashkisë Durrësit  ishte përdorur për lirimin më të shpejtë nga burgu të Lulzim Berishës.

Dyrrahu, Durrësi, Dako - Debat për Velierën(video)

Postuar në 10 Mars, 2017 12:13

Debati u zhvillua në emisionin "Të Paekspozuarit".

Vangjushi(Dako) mbaron punë(video)

Postuar në 28 Shkurt, 2017 09:05

Është fyese të pranojmë se këta janë Drejtimi i Duhur

Postuar në 21 Shkurt, 2017 13:34

Në Durrës ka nisur puna për projektin Veliera. Në dritën e debateve të tanishme për ndërtimin, vendimin e gjykatës, gjetjet arkeologjike dhe betonin, del në krye triumphant një person: kryetari I Bashhkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Po të përdorim fjalorin e këtij të fundit dhe nivelin mjeran me të cilin prezantohet para publikut apo medias do të thoshim se Dakua as ja pordhi shoqërisë civile dhe protestuesve.

Siç tha Kryeministri: Dako përpara, por edhe me beton mbi rrënojat arkeologjike

Postuar në 20 Shkurt, 2017 20:00

Basha kërkon shkarkimin e Dakos, PD e kallezon në Prokurori

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 12:57

Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për lidhje kriminale që sipas tyre mundësuan lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Pas takimit me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos.

Dako sqaron garancinë për Lul Berishën: Kam vepruar sipas ligjit, e njoh qëkur ishte mundës

Postuar në 15 Dhjetor, 2016 10:59

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjosh Dako ka sqaruar arsyet pse Bashkia e Durrësit i ka përcjellë Gjykatës së Durrësit një rekomandim pozitiv për Lulzim Berishën dhe mundësinë që ai të punësohej pas lirimit nga burgu. Dako i quan procedurat e ndjekura nga Bashkia konform ligjit dhe në përputhje me procedurat.

Operatorë turistikë të Rusisë së shpejti në Shqipëri. Premtohet edhe binjakëzimi i Durrësit me një qytet bregdetar rus

Postuar në 07 Prill, 2016 19:11

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Alexander Karpushin duket se ka thyer traditën e parardhësve të vet, duke ndjekur një axhendë më intensive dhe më pranë medias shqiptare. Sot ambasada njofton se Karpushin ka qenë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako. Rëndësia e takimit qëndron tek interesi i Rusisë për të vendosur bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë, qoftë edhe në nivel rajonesh, aq më tepër që së fundmi një hapësirë prej 200 ha në Spitallë është shpallur “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit”.

Pages

Subscribe to RSS - Dako