Dako ka dalë në përgjimet e EULEX

Postuar në 22 Nëntor, 2017 11:47

Emri i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ka dalë në përgjimet e EULEX-it, gjatë kohës që kjo strukturë ka pasur nën përgjim persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Durrës që bashkëpunonin me trafikantë nga Kosova.

Gazeta Panorama raporton se përgjimet mësohet të jenë kryer disa muaj më parë kur në Shqipëri kishte nisur fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Sipas burimeve, kryebashkiaku i Durrësit ka patur kontakte me personat që kanë qenë nën përgjim nga Eulex dhe për shkak të përfshirjes së emrit të kreut të Bashkisë së Durrësit në këtë histori, EULEX mësohet t’ia ketë kaluar dosjen hetimore me përgjimet e realizuara Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Për përgjime ka folur edhe opozita, pa përmendur burimin e denoncimit, por duke lidhur çështjen Dako me lëvizjen e prokurorit të çështjes Anton Martini dhe dorëheqjen e ish-shefit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.