Afganistani

Afganistani pas tërheqjes së trupave amerikane

Postuar në 29 Qershor, 2021 16:14

Tërheqja e trupave amerikane lë pas në Afganistan një situatë jo fort të sigurt për vendasit. Pas tërheqjes së 2500 trupave amerikane, gjenerali Austin Scott Miller thotë se përpjekja e talebanëve për të marrë kontrollin e disa pjesëve të vendit është shqetësuese.

Historia nuk kthehet më në Afganistan. Femrat nuk do të heqin më dorë nga të drejtat e tyre

Postuar në 15 Maj, 2021 17:08

 

Petraeus: Mund të pendohemi për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Postuar në 04 Maj, 2021 15:08

SHBA mund të pendohet për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Gjenerali David Petraeus, ish-komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe ish-drejtor i CIA-s e sheh të nxituar vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr trupat nga Afganistani.

CoVid - 19 prek edhe Irakun, Kuvajtin,Bahreinin dhe Afganistanin

Postuar në 24 Shkurt, 2020 12:58

Iraku, Bahreini, Afganistani dhe Kuvajti kanë raportuar rastet e para të pacientëve me koronaviorus, që sipas tyre lidhen të gjithë me kontaktin me Iranin. Në Kuvajt u konstatuan tre raste mes 700 personave që u evakuuan nga qyteti verilindor i Iranit, Mashhad. Në Bahrein njoftimin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë që raportoi se një qytetar ka rezultuar pozitiv pasi ishte kthyer nga Irani.

Karzai: Dështuam keqas të gjithë. Dialog me të gjithë, përfshirë talebanët

Postuar në 17 Qershor, 2018 11:05

Ndërhyrja e ShBA-së dhe aleatëve të saj në Afganistan ishte një dështim i turpshëm dhe i plotë. Kështu mendon ish-presidenti afgan Hamid Karzai, njeriu kryesor pas rënies së talebanëve dhe aleat i ngushtë i ShBA. Në një intervistë për revistën “Spiegel” Karzai jep disa mendime mbi arsyet e kësaj që ndodhi duke vënë gishtin mbi mbështetjen që ShBA i jep Pakistanit, aktori kryesor mbështetës i terrorizmit në rajon. 

Nën darën e gjeneralëve dhe të medias

Postuar në 23 Gusht, 2017 22:33

Marrëdhënia e mediave krysore amerikane me administratën e Trump ka kaluar në armiqësi të hapur duke denatyralizuar rolin e të dyja palëve. Ndonëse Donald Trump po bind shumicën e njerëzve se ai krijon probleme jo të vogla me sjelljen në drejtimin e ekzekutivit në ShBA, sulmet ndaj tij janë të këtilla që lënë në hije reagimet verbalisht iracionale të tij. 
Një i tillë është edhe një shkrim në “The Washington Post” me autor Philip Rucker dhe Robert Costa, i pari reporter me përvojë në mbulimin e zhvillimeve politike në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë. 

“Ushtria amerikane nuk do të përdoret më për demokracinë e vendeve të tjera”

Postuar në 22 Gusht, 2017 10:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në Politikën e Jashtme të SHBA, kriteret e angazhimit të saj në botë, ndërhyrjet ushtarake dhe vendosjen e raporteve strategjike. Ai i është drejtuar kombit amerikan më nje fjalë të mbajtur në bazën ushtarake “Fort Myer” në Arlington. Trump ka zbuluar edhe strategjinë për Afganistanin, një vend ku SHBA ka angazhim disa vjeçar, duke theksuar se SHBA meriton një tërheqje me dinjitet dhe me përfitime pas sakrificave të bëra.

Muret kufitare, listës i shtohet edhe Pakistani

Postuar në 28 Mars, 2017 12:10

Pakistani bëhet vendi i radhës që deklaron se do të ndërtojë mure në kufi. Muri do të ndërtohet në zona me kërcënim të lartë, në kufi me Afganistanin dhe synon të frenojë penetrimin e terroristëve. Por Afganistani nuk e njeh kufirin me Pakistanin, ndonëse ai njihet ndërkombëtarisht. Për këtë arsye muri i ideuar nga Karaçi zyrtar mund të kthehet në një çështje diplomatike mes të dhyja vendeve. AFP citon zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme Afgane, Najib Danish të ketë deklaruar se muri vetëm sa do të ndajë edhe më shumë njerëzit dhe ne nuk do ta lejojmë atë.

Obama i thotë “jo” tërheqjes së ushtarakëve amerikanë nga Afganistani në fundin e 2016-ës

Postuar në 16 Tetor, 2015 11:52

Sipas AFP presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi qëndrimin e një kontigjenti prej më shumë se mijëra ushtarë amerikanë në Afganistan edhe pas vitit 2016. Obama e cilësoi këtë prani ushtarake ende të domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë forcave afgane ende mjaft të brishta. Qeveria afgane ka përshëndetur këtë vendim. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka përgëzuar nga ana e tij vendimin e palës amerikane në rrjetin Twitter duke pohuar se vendi i tij do të qëndronte më shumë se kurrë i vendosur në forcimin e marrëdhënieve në luftën kundër terrorizmit.

Pages

Subscribe to RSS - Afganistani