Obama i thotë “jo” tërheqjes së ushtarakëve amerikanë nga Afganistani në fundin e 2016-ës

Postuar në 16 Tetor, 2015 11:52

Sipas AFP presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi qëndrimin e një kontigjenti prej më shumë se mijëra ushtarë amerikanë në Afganistan edhe pas vitit 2016. Obama e cilësoi këtë prani ushtarake ende të domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë forcave afgane ende mjaft të brishta. Qeveria afgane ka përshëndetur këtë vendim. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka përgëzuar nga ana e tij vendimin e palës amerikane në rrjetin Twitter duke pohuar se vendi i tij do të qëndronte më shumë se kurrë i vendosur në forcimin e marrëdhënieve në luftën kundër terrorizmit. Pavarësisht fundit zyrtar të operacioneve ushtarake prej gjashtë muajsh, ky vendim i zgjerimit të ndërhyrjes ushtarake të nisur para 14 vitesh, përbën një pengesë për presidentin demokrat të zgjedhur në vitin 2008 në lidhje me premtimin e dhënies fund të luftës në Afganistan dhe në Irak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.