Afganistani pas tërheqjes së trupave amerikane

Postuar në 29 Qershor, 2021 16:14

Tërheqja e trupave amerikane lë pas në Afganistan një situatë jo fort të sigurt për vendasit. Pas tërheqjes së 2500 trupave amerikane, gjenerali Austin Scott Miller thotë se përpjekja e talebanëve për të marrë kontrollin e disa pjesëve të vendit është shqetësuese.

Në një intervistë me ABC News, Miller thotë se ndërsa talebanët vazhdojnë me operacionet e tyre ushtarake në të gjithë vendin, paralelisht me përfshirjen në bisedime për paqe, një angazhim i dyfishtë që ai e sheh si një potencial për konflikte që mund të çojnë në luftë civile.

"Kjo situatë që po shohim nuk është e mirë. Edhe afganët e kanë kuptuar këtë. Talebanët janë në lëvizje."

Miller thotë se ndërsa talebanët janë bërë pjesë e bisedimeve të paqes në Katar me qeverinë e Afganistanit dhe shprehen në favor të një zgjidhjeje politike, një operacion sulmues është në process në të gjithë vendin.

Miller ripërsërit qëndrimin e tij të hershëm, se asnjëra palë nuk mund të fitojë ushtarakisht në Afganistan.

Sipas tij, ka një rritje të raportimeve për dhunën e talebanëve, të cilët kanë vënë nën kontroll disa zona të qeverisë afgane në të gjithë Afganistanin.

"Humbja e terrenit dhe shpejtësia e kësaj humbjeje duhet të jetë shqetësuese", tha Miller, duke theksuar se kjo mund të ulë moralin midis forcave ushtarake dhe civilëve.

Më shumë se gjysma e pajisjeve ushtarake amerikane në Afganistan tashmë janë larguar nga vendi ndërsa forcat amerikane pritet të tërhiqen përfundimisht deri më 11 shtator, në zbatim të vendimit të presidenti Joe Biden. Por duket se tërheqja mund të përfundojë shumë më përpara. ABC News citon një zyrtar amerikan, sipas të cilit, gjithçka mund të përfundojë në korrik.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.