“Ushtria amerikane nuk do të përdoret më për demokracinë e vendeve të tjera”

Postuar në 22 Gusht, 2017 10:08

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në Politikën e Jashtme të SHBA, kriteret e angazhimit të saj në botë, ndërhyrjet ushtarake dhe vendosjen e raporteve strategjike. Ai i është drejtuar kombit amerikan më nje fjalë të mbajtur në bazën ushtarake “Fort Myer” në Arlington. Trump ka zbuluar edhe strategjinë për Afganistanin, një vend ku SHBA ka angazhim disa vjeçar, duke theksuar se SHBA meriton një tërheqje me dinjitet dhe me përfitime pas sakrificave të bëra. Por Trump ka qenë i qartë: Ushtria amerikane nuk do të shërbejë më për të ndërtuar dhe promovuar demokracinë në vende të tjera.

Ne nuk jemi më kombformues. Ne jemi vrasës terroristësh…Ne nuk do të përdorim më fuqinë ushtarake të Amerikës për të ndërtuar demokraci në vende të largëta, apo të për t’u përpjekur që të rindërtojmë vende të tjera sipas imazhit tonë. Ato ditë kanë mbaruar. Në vend të kësaj, ne do të punojmë me aleatët tanë dhe partnertë që të mbrojmë interesat e përbashkëta. Nuk po u kërkojmë të tjerërve të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetës, por të ndjekin qëllime të përbashkëta që u lejon fëmijëve tanë një jetë më të mirë dhe të sigurtë. Ky realizëm parimor do të udhëheqë vendimet tona për të ecur përpara

tha ai.

Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm në politikën e jashtme që nga koha e Harry Truman dhe doktrina e tij e frenimit, e cila është debatuar shumë edhe si politikë që justifikonte intervencionizmin. Mjafton të kujtohet se ndërhyrja në Irak u motivua me demokratizimin e këtij vendi, njësoj si mbështetja për atë që u quajt Pranvera Arabe e cila çoi në buzë të asgjësimit shtete të tëra. Por presidenti amerikan nuk ka “hequr dorë” nga demokracia, apo preferenca për partnerët që aplikojnë sisteme demokratikë.

Trump ka bërë të ditur synimin e SHBA për të forcuar parneritetin strategjik me Indinë, “një vend demokratik në Azi”, duke sinjalizuar kështu distancimin me Kinën. Ai ka kujtuar se “India fiton miliarda dollar nga tregëtia me SHBA”, ndaj ka bërë thirrje që ky vend të bëjë më shumë për paqen në Afganistan. Ai ka sulmuar Pakistanin si një vend që mbështet terrorizmin, duke mos harruar të kujtojë se kjo politikë e SHBA kërkon nga partnerët e NATO-s më shumë angazhim, më shumë kontribute financiare dhe në trupa që siç tha ai, “jam i bindur se do të jepen”. Trump ka bërë të qartë po ashtu se ai nuk do t’u zbulojë armiqve planet e sulmit, apo të goditjes, por garantoi se: “Ne do të sulmojmë”. Një mesazh që shkon për Korenë e Veriut, një vend me të cilin SHBA ka përplasje të forta kohët e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.