Regjimi i Asadit apel kurdëve: Bashkohuni me ne kundër Turqisë

Postuar në 08 Tetor, 2019 14:14

Operacioni ushtarak turk në Siri ka vendosur kurdët nën qitje të drejtpërdrejtë duke çuar në buzë të humnerës shpresat e tyre të rritura për krijimin e një shteti apo entiteti politik. Në terren kjo po interpretohet si braktisje nga ana e amerikanëve që i kishin kurdët aleatë seriozë dhe realë. Në këto kushte, duket se regjimi i Bashar al Assad ka gjetur një mundësi për të ofruar bashkëpunim me milicitë kurde që janë aktualisht nën rrezikun turk, që është edhe rreziku kryesor. Zv.ministri i Jashtëm sirian, Faisal Mekdad ka bërë thirrje që kurdët të kthehen në mbështetje të forcave qeveritare siriane përpara se të humbasin në humnerën e sulmit turk.

Atdheu i mirëpret të gjithë bijtë e vet

është shprehur Mekdad.

Nuk është e qartë se sa përfaqëson kjo thirrje një politikë ruse apo iraniane përderisa Damasku zyrtar ka pak hapësirë veprimi në mënurë të pavarur dhe pa udhëzimet apo ndihmën e partnerëve të vet. Po kështu nuk është e qartë se deri në ç’masë do të ndikojë ndërhyrja turke në formatin e Astanas, përbërë nga Turqia, Rusia dhe Irani, vende që janë angazhuar për hartimin e një kushtetute të re siriane dhe kalimin e vendit në zgjedhje.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te gjithe idiotet kunder kurdeve! E megjithate nje dite kurdet do te kene aty shtetin e tyre dhe e gjithe zona do te kete paqe ne te ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.