Akuza: Gjykata Administrative nuk zbardh vendimin për gjobitjen e kompanisë së biznesmenit Klodian Allabej

Postuar në 11 Korrik, 2019 13:43

Gazeta “Shqiptarja.com” akuzon sot përmes një shkrimi Gjykatën Administrative të Apelit për favorizim të biznesmenit Klodjan Allajbeu. Gazeta referon çështjen e Tregut Agroushqimor në Tiranë, administruar nga kompania “Ekma Albania” e cila u gjobit me 46 milionë lekë për abuzime të mëdha me tregëtarët.

Kush qëndron pas shoqërisë monopol të Tregut Agro Ushqimor në Tiranë? Bëhet fjalë për biznesmenin Klodjan Allajbeu. Përveçse është administrator i shoqërisë, Allajbeu kontrollon 66.7 për qind të aksioneve të shoqërisë “Ekma Albania" nga viti 2014

shkruan gazeta.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Autoriteti I Konkurencës që kërkon nga gjykata të veprojë pa vonesë.

Më datë 18.06.2019, Gjykata Administrative e Apelit, në dhomë këshillimi me Relatore Zj. Alkelina Gazidedja, vendosi rrëzimin e kërkesës për sigurimin e padisë nga ana e shoqërisë “EKMA Albania” SHPK, dhe pranimin e Ankimit të Autoritetit të Konkurrencës, duke i krijuar kështu mundësinë për ekzekutimin e gjobës dhe masave rregulluese. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 (tre) javë nga marrja e vendimit, Gjykata Administrative e Apelit nuk e ka zbardhur ende atë

referohet ankesa e Autoritetit.                

Sipas raportimeve të mëhershme që rezultuan edhe në padinë ndaj kompanisë, rezultonte se Ekma Albania tarifonte 76% fitimeve të tregëtarëve, një normë e papranueshme. Sot biznesmeni Allajbeu po rezulton me aftësi lobuese për të bllokuar zbardhjen e vendimit të gjykatës për një periudhë prej 3 javësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.