Kllouni i Baldushkut!

Postuar në 09 Qershor, 2019 23:41

Degradimit të Republikës nuk kishte si t’i mungonte loloja i sistemit që shfaqjen e radhës e dha nga Baldushku.  Erion Veliaj, që në rolin e shejtan-budallait mbolli rrugën e suksesit brenda masës së korruptuar socialiste, nuk e pati  të vështirë të gjejë audiencën për të bërë cirkun e vet politik, pasi mendon se kapadaiut të Rilindjes po i vjen fundi.

Edi është drejt finishit për shumë arsye që lidhen sa me realitetin e ri politik që po krijohet, aq edhe me  fatin politik që ndërtoi vetë duke ia përshtatur demokraturën karakterit dhe kapriçove të tij personale.

Veliaj në Baldushk foli për të gjitha, për dështakët që hapin e mbyllin parti, ndonëse vetë është shembulli më i mirë i një eksperimenti  si G 99 që dështoi me sukses të plotë, por mbi të gjitha foli për proamerikanizmin dhe proletarizmin që mishëron ish-Partia e Punës dhe trashëgimtarët e saj.

Ai i foli në emër të popullit për një parti të lavdishme që po futet në zgjedhje e vetme për të mirën e vendit, por nuk e përmendi vizionarin e Surrelit. Foli për paratë e rusëve që mbajnë në këmbë një kundërshtar si Lulzim Basha, me shpresë së amerikanët që hanë kikirikë në ambasadë e kanë hipotekuar shfaqjen e tij. Socialistët nuk janë problem, i ka fituar pa ndonjë mundim të madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.