U kërkua verifikim për mua, Bujar Ramiz Sheshi. Autoriteti bëri interpretim se unë jam Bujar Rasim Shesha

Postuar në 30 Janar, 2019 22:46

Prokurori Bujar Sheshi, i vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një dëshmie  të Autoritetit të Dosjeve si bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit, ka deklaruar sot në një intervistë për emisionin “Arena” se ai nuk ka qenë kurrë me lidhje agjenturore me shërbimin sekret shqiptar.

Sipas tij, Autoriteti ka tejkaluar ligjin kur ka bërë interpretim të të dhënave të ndryshme të gjendjes civile që ndryshojnë. Sheshi madje ka pranuar se ka qenë hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, edhe pse ka mbaruar drejtimin Sigurim në shkollën e asaj kohe. Më poshtë pjesë nga intervista:

Sheshi: Me atë që shprehet Autoriteti i Dosjeve nuk ka të dhëna për atë person dhe ka edhe një periudhë të shkurtër rekrutimi. 7 muaj është rekrutuar dhe më pas është skarcuar. Nuk e di çka ndodhur me të. Ajo që unë po ju them është që çfarë do që të ketë ndodhur nuk ka lidhje me personin tim. Bujar Sheshi jam unë. E them me përgjegjësi ligjore që unë nuk kam qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit si bashkëpunëtor i fshehtë. Unë them që kam mbaruar shkollën e lartë në profilin sigurim pranë Ministrisë së Brendshme. Kam punuar edhe hetues dhe vazhdoj të punoj si prokuror…

Ligji, në pozicionin që jam unë sot, se deri sot nuk ka pasur ndalesë, ligji thotë se nuk duhet të jesh bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit ose anëtar i Sigurimit të Shtetit. Oficer i sigurimit. Nuk bëhet fjalë për hetues. Fakti që ligji ka pengesë, unë kam nënshkruar edhe një deklaratë që thotë se nuk kam qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Unë jam i përgjegjshëm për atë që bëj. Nuk kisha pse të fusja veten në siklete si anëtar i KLP-së, për të cilën unë nuk përfitoj asgjë. Edhe paga dhe çdo gjë tjetër është njëlloj si ajo që kam pasur.

Hila: Bëhet fjalë për dy persona, Bujar Rasim Shesha, janar 57 ditëlindja,  dhe Bujar Ramiz Sheshi, 15 dhjetor 57. Ju jeni i dyti.

Sheshi: Po!

Hila: Ndërkohë që Autoriteti i Dosjeve pretendon se i pari është agjent, por ky ka lidhje me ju. Juve keni ndjekur një procedurë ligjore ndaj Autoritetit të Dosjeve. Keni bërë një padi. Çfarë nënkupton kjo?

Sheshi: Sipas mendimit tim, kjo është në kapërcim të ligjit. Autoriteti i Dosjeve disponon dhe administron dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe ka për detyrë si çdo akriv dhe thotë se ka apo jo dokumente për këtë person. I janë kërkuar dokumente për Bujar Ramiz Sheshin, i datëlindjes 15 dhjetor 1957. Ka bërë interpretimin që jam unë. Kjo është pjesë të asaj që unë e kam konsideruar si në shkelje të ligjit dhe jashtë kompetencave dhe është një nga pikat ku mbështetet denoncimi im pranë Prokurorisë Tiranë. Unë kam bërë edhe një kërkesë pranë Autoritetit të Dosjeve për të korrigjuar këto dokumente. Po pres përgjigjen.

Hila: A mendoni se është një sulm politik? Ju e keni cilësuar në deklaratën tuaj që ka një lloj prapavije politike ky sulm.

Sheshi: E kam thënë. Kam pasur çështje ku janë përfshirë personazh politikë. Nuk e kam bërë për të mbrojtur veten politikisht. Arsyeja është në mënyrën se si është vepruar në rastin konkret. Duke përfshirë një institucion shtetëror që është detyruar të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin. Mënyra se si u vepruar duke u publikuar dokumenti nëpër portale pothuajse anonimë pa u vënë në dijeni unë, institucioni i KLP-së ku unë jam pjesë, por edhe rrethana të tjera. Patjetër, jo vetëm mua, por çdo njeri do ta mendonte që këtu janë përfshirë segmente të caktuara të politikës që kanë influencë dhe patjetër kanë ndikim.

Hila: Edhe mbi Autoritetin e Dosjeve?

Sheshi: Ndryshe, çdo ta shtynte Autoritetin të merrte një vendim, i cili sikurse kam shprehur në denoncim, është në të gjitha pikat në kundërshtim me ligjin. Unë për t’i qëndruar pyetjes, mendoj se ai sulm synon goditjen e emrit tim dhe synon të vërë në presion Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe vjen në momentin pas 1 muaj e gjysmë punë, ka arritur në fazën e përzgjedhjes së SPAK-t dhe përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e Prokurorin e Përgjithshëm…

Autoriteti i Dosjeve, sipas ligjit e ka të ndaluar të futet në verifikim, këta po kthejnë përgjigje që ky rast është i tillë. Këtë pjesë në përgjigje, Autoriteti i Dosjeve nuk e ka cekur fare, nuk del nëse e ka kërkuar ose se ka kërkuar fare .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.