D'Alema: Ballkani drejt Europës. Nuk është zgjerim, por shërim i një plage

Postuar në 20 Prill, 2018 14:25

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema i ka dhënë një intervistë të përditshmes “Albanian Daily News” përmes së cilës flet për zhvillimet në Europë por edhe komenton proceset në Ballkan. D’Alema pranon se Bashkimi Europian aktualisht është i çorientuar duke u ndalur edhe te hapja e negociatave që së fundmi u rekomandua për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Është kurorëzim i një rruge të gjatë…Nga tani e tutje ka shumë punë për të bërë deri në materializimin e hapjes së negociatave. Ky rekomandim vjen gjithashtu si rezultat i përparimit të Shqipërisë, vend që është transformuar në mënyrë domethënëse…

është shprehur ish-kryeministri Italian.

I pyetur mbi qëndrimet e BE-së në raport me zgjerimin e kufijve të tij, D’Alema ndër të tjera ka thënë:

Është e vërtetë që Europa nuk po kalon një moment të mirë…Është e qartë se entuziazmi, besimi në projektin europian ka rënë. Europa duhet të bëjë një kthesë të madhe, sidomos në vendimmarrjen politike, tani që ka një lloj rigjallërimi ekonomik. Paktet europiane nuk mund të përqendrohen vetëm në politikat financiare, buxhetore apo të balancës tregëtarë. Ato duhet të përfshijnë politika të përbashkëta rritjeje, punësimi, investimesh, mbrojtjes së të drejtave sociale, ndihmë për të paaftët, etj..

Lidhur me perspektivën e BE-së, gjendur  mes nevojës së sigurimit gjeopolitik përmes përfshirjes së Ballkanit Perëndimor dhe rritjes së euroskeptikëve, D’Alema mendon se në planin gjeografik, Ballkani Perëndimor, duke qenë “në zemër të Europës”, nuk ka kuptim të flitet për ekspansion, por për "shërimin e një plage të lënë hapur në zemrën e Europës".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.