Me konçesion edhe prodhimi i armëve

Postuar në 08 Nëntor, 2017 10:23

Partneriteti Publik Privat do të shtrihet edhe në sektorin e prodhimit të armëve. Kështu të paktën ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë diskutimeve të buxhetit në Komisionin e Sigurisë. Sipas saj Uzina e Mjekësit në Elbasan do rikthejë aktivitetin e saj në prodhimin e armëve luftarake përmes partneritetit me privatët. Mësohet gjithashtu se për prodhimin e armëve në Mjekës për NATO-n, ka shprehur interes një firmë e njohur italiane e specializuar në prodhimin e armëve dhe municioneve luftarake, por ministrja nuk ka specifikuar emrin e kompanisë.

“Kemi rastin e parë që do të konkretizohet në Mjekës. Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Mendoj se është një lajm i jashtëzakonshëm. Kjo është një firmë lider në Europë për prodhimin e armëve dhe municioneve dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit", u shpreh ministrja e Mbrojtjes.  Pas Uzinës së Mjekësit, synohet që të rivitalizohen edhe ndërmarrjet e tjera ushtarake si ajo e Poliçanit dhe Gramshit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.