Ofensiva ekonomike e Erdogan në Serbi

Postuar në 10 Tetor, 2017 00:55

Erdogan i shoqëruar nga 187 biznesmenë turq po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi. Për analistët kjo është më shumë se një vizitë ekonomike, pasi Ankaraja po kërkon të shtrijë ndikimin ekonomik dhe  politik në oborrin e BE.

Sipas burimeve zyrtare, çështjet që do të dominojnë bisedimet e Erdogan me homologun e tij të Serbisë Alekdandër Vuçiç do të jenë të natyrës ekonomike me theks të veçantë në forcimin e investimeve turke në Serbi dhe rritjen e tregtisë.

Turqia është e interesuar të investojë në projektet e turizmit dhe infrastrukturës, duke i dhënë prioritet rindërtimit të rrjetit rrugor në rajonin e Sanxhakut, si dhe ndërtimit të një autostrade që lidh Beogradin me Sarajevën.
Interesi i Ankarasë për Aeroportin Morava në Kraljevo në Serbinë perëndimore është gjithashtu shumë i fortë. Është një ish-aeroport ushtarak që u shkatërrua nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999, por u rindërtua në vitin 2011 dhe u kthye në një aeroport civil. 

Turqia që nga viti 2012 ka shprehur synimin  për të qenë partner strategjik në administrimin  e aeroportit, por deri më tani nuk ka qenë patur asnjë reagim nga qeveria serbe. Ambasadori i Turqisë në Beograd, thotë se qeveria turke ka mbajtur për pesë vjet para të dedikuara për këtë investim. 

Një çështje tjetër e rëndësishme që do të prekë bisedimet e Vuçiç-Erdogan është zgjerimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë të nënshkruar në 2009. Është karakteristike që gjatë katër viteve të fundit, sipërmarrësit turq, duke përfituar nga subvencionet shtetërore nga Serbia, po investojnë masivisht në sektorin e tekstilit.

Interesi i Turqisë, thonë ekonomistët, janë eksportet, pa të cilat vendi nuk mund të arrijë qëllimin për 5.5 për qind rritje.
Ballkani Perëndimor, i cili përbëhet nga gjashtë vende me një popullsi të përgjithshme prej rreth 20 milionë banorësh i ofron Turqisë një forcë të lirë të pune dhe një barrierë të ulët të hyrjes në tregun e BE.

"Anëtarësimi në BE për Turqinë është i thuajse i vdekur"-thotë për DW Atilla Yesilada, një ekonomist turk dhe komentator politik. "Pra, është një avantazh i madh nëse kompanitë turke prodhojnë në vende që janë më pranë BE-së apo edhe vetë anëtarë të saj"-shprehet ai. Diferencat e vetme janë Kosova ku Turqia është vendi i parë që njohu pavarësinë e saj,  ka demostruar sensitivitetit të veçantë edhe për rajonin e Sanxhakut në Serbinë jugperëndimore, ku popullsia muslimane është shumicë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.