Kriza me Katarin, arsye mund të jenë marrëdhëniet me Iranin

Postuar në 06 Qershor, 2017 09:23

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Katarin, ndërmarrë nga disa vende të Gjirit Persik bashkë me Egjiptin dhe  qeverinë e përkohshme të Libisë, kanë provokuar pështjellime të mëdha ndërkombëtare. Revista Foreign Policy shkruante dje se arsye e këtij vendimi është presioni i Arabisë Saudite që e sheh te Katari një levë të fortë që lehtëson lirinë strategjike të Iranit në rajon. Katari është treguar i hapur ndaj Teheranit ndërkohë që rrejti televiziv Al Jazeera që financohet prej këtij shteti ka qenë shpesh kritik me Arabinë Saudite. Kjo e fundit është prezente thuajse kudo në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, mjafton të kujtohet se edhe largimi i Vëllazërisë Myslimane nga pushteti i faturohet deri diku asaj. Një arsye më shumë që Egjipti i Al Sissit të përfshihet në këtë qëndrim të marrë së fundmi. Mirëpo revista në fjalë shkruan se në Britani ka kërkesa politike për publikimin e një “raporti sensitive” që flet për rolin e sauditëve në financimin e terrorizmit dhe të propagandës radikale, çka kompromenton akuzën ndaj shtetit të vogël.

Zjarrit të tensionit i fryn edhe agjencia ruse e lajmeve Sputnik, e cila në një komunikim me një drejtues të një qendre studimore në rajon, nuk përjashton pushtimin e Katarit në Arabia Saudite. Sipas këtij profesori nëse aktivitetet ushtarake në Jemen do të reduktohen, atëherë duhet pritur një sulm mbi Katarin. Në Jemen, Arabia Saudite drejton një koalicion kundër lëvizjes Houthi që mbështetet nga Irani. Në koalicion merr pjesë edhe Katari, që me gjasë do të dalë nga koalicioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.