Basha edhe njëherë për listat: Askush nuk është i përjetshëm

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:01

Ndërkohë që provokimet dhe kundërshtimet ndaj kreut të PD-së kanë vijuar edhe sot, ky i fundit ka kthyer përgjigje sot përmes një interviste në Top – Story. Sipas Lulzim Bashës ndryshimi në listat e kandidatëve përfaqëson frymën për ndryshim dhe qarkullim brezash.

“Fakti që janë jashtë liste nuk tregon që unë jam hakmarrës. E dyta është që nuk erdhi dikush t’i zërë vendin dikujt tjetër. Askush nuk është i përjetshëm në politikë, ka ardhur koha që të promovohen njerëz të rinj. As unë nuk do të jem i përjetshëm. Sali Berisha vjen aty si një kandidat i larguar nga të gjitha funksionet drejtuese. Në këtë kuptim mund ta shikosh si një simbolikë të PD si një njeri që ka dhënë kaq shumë për demokracinë dhe absolutisht që ai ka një vend në listë si një deputet i thjeshtë i PD”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.