kritiket

PD-në e dëmton vetëm mosveprimi

Postuar në 21 Mars, 2018 22:25

Ka dy taktika opozitarizmi brenda Partisë Demokratike dhe në media kundër Lulzim Bashës. Të dyja i mëshojnë më shumë fjalës dhe kultivimit të perceptimit sesa ndonjë aksioni politik të mirëfilltë. Ideja e parë është ajo se Lulzim Basha është një ushtar i Sali Berishës, një kukull e tij. Por me marrëveshjen e majit dhe me zhvillimet e mëvonëshme politike, kjo tezë po humbet terren në lëmin e arsyetimit objektiv. Ndaj është kaluar me vrull tek ideja e dytë që ka një përhapje të natyrshme: Lulzim Basha nuk ja thotë për atë punë. Është I dështuar, nuk di, e ca më keq, ai nuk ngjit.

Basha edhe njëherë për listat: Askush nuk është i përjetshëm

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:01

Ndërkohë që provokimet dhe kundërshtimet ndaj kreut të PD-së kanë vijuar edhe sot, ky i fundit ka kthyer përgjigje sot përmes një interviste në Top – Story. Sipas Lulzim Bashës ndryshimi në listat e kandidatëve përfaqëson frymën për ndryshim dhe qarkullim brezash.

Rasti “Çuli” dhe veprimet tona si pika e fundit që derdhin gotën

Postuar në 15 Mars, 2017 10:24

Ka një pasazh në ekspertizën letrare të Diana Çulit mbi poezitë e Genc Lekës të shkruar në vitet ‘70 që të bën më së shumti përshtypje. Ja se ç’thuhet: “Autori shkruan me një frymë pesimiste, shpreh dëshpërim; kujton me nostalgji të kaluarën, bën aluzion për një të ardhme…, gjë që tregon se autori ose ka një tronditje të theksuar ideologjike, ose nuk është i kënaqur nga realiteti i sotëm dhe e quan të rëndë ambientin ku jeton, se për të është mbytës dhe i padurueshëm, ndaj kërkon rrugë për të dalë”.

Totozani: Qeveria të heqë dorë nga përpjekja për të heshtur kritikët e medias

Postuar në 12 Nëntor, 2015 11:54

Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Avokati i Popullit sugjeron heqjen dorë nga iniciativa ligjore, që e përfshin shpifjen si vepër penale të dënueshme me burg. Totozani i konsideron si të pamatura dhe të pastudiuara mirë ndryshimet kaq të shpeshta të Kodit Penal. Për këtë arsye sugjeron që Kodi Penal të shihet njëherë e mirë në gjithë tërësinë e tij dhe të mos pësojë ndryshime të cilat i përgjigjen çdo lloj situate të re që krijohet në vend.

Subscribe to RSS - kritiket