"Marrim 75 mandate"

Postuar në 21 Maj, 2017 11:56

Drejtuesit e qarqeve të PS-së i kanë prezantuar dje kryeministrit Edi Rama një analizë që e çon rezultatin e 25 qershorit në fitore me 75 mandate vetëm për PS-në. raportimin për këtë analizë e bën gazeta “Shqiptarja.com”, sipas të cilës “në Vlorë Gjiknuri ka parashikuar 7 mandate, ndërsa Klosi në Berat 4 të tilla. Lindita Nikolla parashikon të marrë 4 deputetë në Lezhë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër po kaq. Mimi Kodheli parashikon të marrë 2 mandate në Kukës, ndërsa Ilir Beqja në Dibër parashikon 3 mandate. Taulant Balla është shprehur optimist për 7 deputetë në Elbasan, ndërsa po kaq pret të marrë dhe Niko Peleshi në Korçë. Gramoz Ruçi është shprehur se në Fier do të marrë 9 mandate, ndërsa Çuçi në Gjirokastër, 3 të tilla”. 
Ndërkohë Sajmir Tahiri ka deklaruar se në Tiranë parashikohen 17 mandate, kurse Vangjush Dako ka deklaruar 7-8 deputetë në qarkun Durrës. 
Vetë kryeministri thuhet se ka kërkuar si objektiv kapjen e 71 mandateve, qëllim i qartë i tij për të qeverisur vetëm. 

 

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Edhe para 4 vitesh Rama-Meta shpresonin 77 deri ne 80 deputete e dolen 83 me gjithe hilet e Saliut! Ky popull nuk do ta zhgenjeje PS-ne sepse perndryshe fundos veten! Ishalla PS-ja fiton 80 deputete se vlera e saj eshte te pakten aq!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Hihihihihihihihihihihihi!

Submitted by Rroftë Berisha (not verified) on

Ishalla 80
Nqs populli do të hajë MUT si t, i i ke të sigurta 140 rilindas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.