Shkencëtarët kthejnë hidrogjenin në metal

Postuar në 28 Janar, 2017 21:02

Një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Harvardit kanë arritur të kthejnë hidrogjenin në metal, duke bërë realitet një paradhikim 80 vjeçar. Sipas këtij parashikimi hidrogjeni mund të kthehet në metal nëse i nënshtrohet një presioni shumë të madh. Shkencëtarët janë përpjekur me kohë ta realizojnë këtë gjë, por nuk ja kanë dalë pasi nuk kanë patur në dispozicion një morsë që mund të realizojë presionin e kërkuar pa u shkatërruar. Kësaj radhe presimi është realizuar me anë të një morse diamanti.

Eksperimenti ka rëndësi të madhe edhe ekonomike, pasi mendohet se hidrogjeni metalik ka atributet e një superpërcjellësi, që do të thotë se ai përcjell elektricitetin pa rezistencë aktive. Pra pa humbje. Po kështu mendohet se hidrogjeni metalik ruan cilësitë e metalit edhe në temperatura normale duke përcjellë elektricitet në 100% të njësisë pa humbje. Kjo do të thotë ndryshim themelor në kostot e energjisë.

https://www.yahoo.com/finance/news/80-old-prediction-may-come-192541642....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.