Kreu i KQZ-së: Votimi elektronik kërkon 2 vjet

Postuar në 22 Janar, 2017 15:05

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ka deklaruar thuajse të pamundur realizimin e votimit elektronik për zgjedhjet e qershorit 2017. Gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Shoqatën Botërore të Organeve Zgjedhore pikërisht për këtë qëllim Biba tha ndër të tjera:

Vendosëm ta bënim publike këtë nënshkrim memorandumi me Shoqatën Botërore të Trupave Zgjedhore, e cila do të na asistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e teknologjisë në zgjedhje. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe kërkojnë pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë, minimalisht 20 muaj deri në dy vjet. Nuk ka asnjë vend që ta ketë implementuar brenda 5 muajve. Unë do të doja që dikush nga ju të më thoshte e ke gabim. Nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin teknologjisë së zgjedhjeve në vendin e vet.  Memorandumi përmban 13 nene dhe afati i zgjidhjes së tij është 90 ditë”.

Partia Demokratike ka deklaruar se ka kompani që e bëjnë edhe për 75 ditë, ndërkohë që askush nuk ka folur për kostot. Një pajisje e tillë që bën leximin e gjurmës së gishtave kushton rreth 20 mijë dollarë dhe ato duhet të vendosen në çdo qendër votimi. Këtu duhet shtuar edhe infrastruktura që do të ngrihet për të mbajtur sistemin funksional, çka i bën kostot jo të vogla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.