Arrestohet autori i dyshuar i masakrës së Stambollit (foto)

Postuar në 16 Janar, 2017 23:07

Autoritetet turke arrestuan në një lagje të Stambollit, autorin e dyshuar të  sulmit në lokalin e natës "Reina", ku mbetën të vrarë 39 persona. Policia turke ishte në kërkim që prej 1 Janarit duke patur në dispozicion një video dhe disa foto nga autori i dyshuar. Sipas gazetës "Hurriyet" njeriu që dyshohet se vrau 39 klientët e klubit "Reina" natën e Vitit të Ri, quhet Abdulkadir Masharipov dhe u arrestua në lagjen Esenyurt bashkë me djalin e tij.

Nga foto që "Hurriyet" boton duket një njeri me tipare aziatike dhe profil të ngjashëm me atë që kishin shpallur në kërkim autoritetet. Përgjegjësinë për sulmin në Stamboll e ka marrë Shteti Islamik në deklaratën e të cilit thuhej se: "Në vazhdën e operacioneve të bekuara që kryen nga Shteti Islamik kundër mbrojtësit të kryqtarëve, Turqisë, një ushtar heroik i kalifatit ka goditur një nga klubet e natës më të famshme ku festohet nga të krishterët".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.