Ball Kazani – KLSH rikonfirmon: Dëmi është 479 milionë euro
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka qenë sot në Komisionin e Posaçëm Hetimor për CEZ-in dhe marrëveshjen e Mirëkuptimit. Bujar Leskaj ka përsëritur atë që ka dalë tashmë nga auditimi i kryer mbi procedurat e ndjekura nga ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri me lejen dhe aprovimin e kryeministrit Edi Rama. Tha Leskaj:
“Audituam procedurat. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë qenë profesioniste. Ne nuk bëjmë politika, por auditojmë zbatimin e tyre. Audituam procedurat negociatat, strategjinë e grupit të punës. Kemi audituar korespondencën mes institucioneve, si dhe dy konsulentëve ndërkombëtarë. Audituam edhe pasqyrat financiare të CEZ dhe KESH. Janë shkaktuar shkelje të rënda proceduriale, nuk u morën parasysh opinionet e konsulentëve ndërkombëtarë. U shkaktua një dëm prej 479 milionë eurosh. Si pasojë e marrëveshjes, shteti shqiptar do përballet me humbje dhe në të ardhmen”.
Ai ka propozuar ngritjen e një komision parlamentar për shqyrtimin e procedurave dhe pasojave që kanë shkaktuar, si dhe rihapjen e hetimit penal, mbyllur tashmë nga prokuroria.
“Procedurat e marrëveshjes u keqmenaxhuan dhe u neglizhuan. Të ngrihet një komision parlamentar për shqyrtimin e procedurave dhe pasojave. Kemi bërë kallëzim penal për shkeljet e rënda në marrëveshjen me CEZ për shpërdorim detyre nga Ministri i Energjetikës. Prokurori i çështjes ka pushuar çështjen në kundërshtim me ligjin. Kemi bërë ankimim në Gjykatën e Lartë për vazhdimin e çështjes” tha ai.
Këto na i thotë një institucion si KLSH. I lexuam shqip dhe i përcjellim kështu siç u thanë këto xhevahire, që vijnë nga kazani më kundërmues i këtij vendi. Kjo për korrektesë me raportimin që qeveria e ka kaq merak.
Add new comment