Financat dhe burimet njerëzore të pamjaftueshme për reforma të mëdha
Në kuadër të rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe integrim në pesë vitet e ardhshme deri më 2020, qeveria ka artikuluar se dobësitë në administratën publike dhe korrupsioni me format e veta të shumëfishta janë pengesat themelore për jetësimin e reformave.
Në draftinqë tashmë është në një proces konsultimi qeveria ka shpallur 6 prioritet e mëdha për pesë të vitet në vijim të cilat fokusohen në: 1-Shërbime publike inovatore, që kanë në qendër qytetarin (qeverisja e mirë); 2- Efikasitet në koston e furnizimit me energji elektrike (energjia); 3- Nxitja e novacionit dhe konkurrueshmërisë (investimet e huaja direkte dhe të brendshme); (4) menaxhimi i integruar i ujit; 5-) Rritja e qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës (sistemet e tokës dhe prona; 6-) Reforma strukturore.
Mirëpo në dokument thuhet se qeveria përballet me një numër risqesh dhe vonesash në realizimin e vizionit të saj për zhvillim kombëtar dhe integrim në BE raporton Monitor.Në analizën e posaçme thuhet se pjesa dërmuese e këtyre risqeve konsiston në nivele të brendshme dhe mikro apo sektoriale (si p.sh. risqe sociale, të tregut, të mjedisit, shëndetit, kredisë etj). Gjithashtu korrupsioni me format e veta të shumfishta, parqet elemente me rrezik të lartë dhe mund të pengojë zbatimin e të gjitha reformave, duke përfshirë edhe vetë ato që kanë të bëjnë me administratën publike dhe shërbimin civil.
Ekziston edhe një risk që burimet e disponueshme qoftë si fonde, ashtu edhe si burime njerëzore të mos jenë të mjaftueshme, në veçanti në lidhje me përpilimin dhe zbatimin e reformave madhore.
Comments
E kam thene me kohe.
Ah sa keq, ketij Edvin Kerstaq Rames nuk i mjafton Shqiperia moe vella, ky duhet te ishte ne krye te Kines, a Rusise, a SHBAsa qe te kishte me shume per te vjedhur.
Pershendetje i VEMENDSHEM,
Pershendetje i VEMENDSHEM, ndofta gabohem, por sikur komenti juaj, eshte njecike si pa lidhje, eshte me teper koment hipotetik politik, se sa ne lidhje me artikullin.
Tung.
Po Ndoc...
Po Ndoc, gabohesh krejtesisht. Komenti im eshte me shume lidhje. Po te mendohesh pak, dhe pastaj te mundohesh pak, e kupton se cfare dua te them.
Add new comment