Marrëveshja për muxhahedinët ishte mbyllur që në shtator

Postuar në 21 Shkurt, 2016 11:27

Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 1 miliard lekësh për ndërtimin e qendrës së re të azilkërkuesve në Babrru, duke faktuar ardhjen e 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Lajmi prej kohësh qëndronte “në ajër”, ndërsa u bë zyrtare vetëm pas largimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry.
Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, projekti i kësaj qendre është hartuar në muajin shtator të vitit të kaluar, duke ngjallur dyshime se qeveria e ka marrë vendimin për pritjen e muxhahedinëve që nga ajo kohë. Megjithatë, Ministria e Brendshme ka bërë tenderimin për ndërtimin e qendrës së azilkërkuesve vetëm para pak ditësh, duke vendosur edhe një fond.
Gazeta ka siguruar dokumentet e tenderit, projektin ku do të vendoset apo edhe mënyrën e funksionimit të kësaj godine, që të sigurojë kushtet e personave që do të strehohen në Shqipëri. Në këto dokumente, kontraktor punimesh, krahas Shqipërisë, është edhe UNHCR-ja, e cila në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka dhënë vlerësim maksimal për Shqipërinë për akomodimin e muxhahedinëve të strehuar në kampin e Lirisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.