Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori Michael Kriby: Duam dokumenta

Postuar në 16 Gusht, 2015 14:30

Sipas “Koha.net”, SHBA-të kërkojnë dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Gazeta citon ambasadorin amerikan në Serbi, Michael Kriby. "Qëkur në tetorin e vitit 2012, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton vizituan Beogradin, ato biseduan për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, por kurrë nuk u tha se çfarë do të thoshte ky normalizim. Deri më tash nuk është miratuar kurrfarë dokumenti, e se në çfarë forme do të jetë, i takon Serbisë, Kosovës dhe BE-së të vendosin e të pranojnë për atë që janë marrë vesh”, ka thënë Kirby. Ndërkohë kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në shtator viziton ShBA dhe atje do të takohet me zëvendëskryetarin amerikan Joe Biden.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.