Ndotje alarmante në Tiranë. ISHP klasifikon trafikun rrugor, aktivitetin e ndërtimit dhe pirgjet me mbeturinat

Postuar në 03 Gusht, 2015 19:17

Tirana klasifikohet si një nga kryeqytetet më të ndotura në Evrope. “Vizion Plus” ka trasmetuar një kronikë me këtë temë gjatë edicionit informativ ku mes të tjerave thotë sipas raportit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se ajri në Tiranë disa herë me i ndotur se sa normat e Bashkimit Europian. ISHP klasifikon si burimin kryesor të ndotjes trafikun rrugor, të cilit i shtohet edhe aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave. Ndotësit e krijuar nga trafiku përfshijnë hidrokarburet, oksidet e azotit, lëndën e grimcuar dhe monoksidin e karbonit.
Ndërkohë sipas kronikës së trasmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se Tirana vuan edhe një tjetër ndotje. Mungesa e koshave bën që shpesh herë qytetarët t’i hedhin ato jashtë tyre duke e kthyer qytetin në një pirg plehrash. Vetë banorët ia vënë fajin punonjësve të pastrimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.