Shpipëri Hesapi

U gjet zgjidhja: Nis vettingu i shezlong(j)eve

Postuar në 29 Qershor, 2021 15:56

Në verën e vitit 2020, qeveria me në krye kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshi dhe ministren e Financave, Anila Denaj, nisën një aksion kundër zënies së hapësirave publike në plazhe. Polici që hiqte shezlongë dhe çadra, gjova dhe intervista, përbetime se ligji do zbatohet dhe se plazhet janë të popullit, gjëmuan ato ditë të nxehta duke shtuar drithmën shpresëmirë se shteti po bëhej.

Në Velipojë ndodhi ajo që ka 30 vjet që ndodh kudo në Shqipëri

Postuar në 27 Qershor, 2021 08:01

Ngjarja e djeshme në Velipojë ku mbetën katër viktima dhe pati të plagosur nuk ka ndonjë të re. Aty e re është emri i personave që siç raportohet kanë patur një konflikt për vendosjen e shezlongëve në hotelet në pronësi. 

Na e nxirrni ca kohë nga "lajmet" se na është bërë si burri i nënës!

Postuar në 23 Qershor, 2021 11:56

Nuk ka ditë të vitit që në media të ndryshme, sidomos në ato me vëllim serioz postimesh, të mos ketë një lajm me Yuri Kim. Yuri ka zëvendësuar Donaldin, Donaldi - Aleksandrin, Aleksandri kush e mban mend se kë. Dhe vazhdon kështu kjo sagë lajmesh me tituj që evoluojnë ndër vite nga qëndrimet dashamirëse të ambasadorëve amerikanë për Shqipërinë, deklarata dashurie madje, te kërcënimet e hapura ndaj maskarenjve që po i marrin frymën këtij populli të mrekullueshëm që ka gjetur çobanin e vet edhe shekullin e post-telegrafit.

Po ikën tranzicioni pa një spiun dhe një të korruptuar të arrestuar

Postuar në 21 Qershor, 2021 11:32

Media të ndryshme raportojnë sot se prokurorët gjermanë kanë arrestuar një qytetar rus që punonte në një universitet gjerman i cili akuzohet se punonte për shërbimet ruse të inteligjencës.

Gjejini një ministri të përshtatshme zonjës Xhaçka!

Postuar në 04 Qershor, 2021 19:03

A ka patur negociata për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë pas vitit 2013? Ne e dimë që po, kryeministri Rama ka thënë se po ka patur. Por për ministren e Jashtme Olta Xhaçka puna qëndron ndryshe. 

Marrëveshja për delimitimin e hapësirës detare Shqipëri-Greqi ra në mars 2010 kur Gjykata Kushtetuese mori vendim për ta bërë të pavlefshme dhe nga ai moment nuk ka pasur më as negociata e bisedime, por ka pasur vullnet politik, kur erdhi ministri i Jashtëm grek një vit më parë për ta çuar çështjen në Hagë

Qeshni me Shqipërinë! Taulant Balla përshëndet vendimin e SHBA kundër Berishës

Postuar në 19 Maj, 2021 15:03

Taulant Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës. Ka nevojë për prezantim? Jo. Dihet kush është Taulant Balla, i cili e jep përshëndetjen pas një fotoje me maskë në profilin e tij në Facebook. Të jetë kaq i qetë zotëria dhe i gëzuar? Ndoshta. Anti-korrupsioni është një ndër pasionet e socialistëve të këtij kallëpi, ndaj edhe përmbajtja është e vështirë.

Drejtësia e Re/ Ekspertiza më në fund e shqepi gojën: Lekët e O.S. ishin të ligjshme

Postuar në 15 Maj, 2021 16:10

Pas afro 4 vite hetimesh, Prokuroria e Elbasanit kërkon pushimin e dosjes për 800 mijë eurot e gjetura në makinën e O.S., një procedim penal i nisur që më 2017, fillimisht nga ish-Prokuoria e  Krimeve të Rënda e më pas nga akuza e Elbasanit. 

25-vjeçari u dënua nga Gjykata e Elbasanit me vendim të formës së prerë, me 240 orë punë të detyrueshme për “Kundërshtim të urdhrit të policisë”.

Një shkrim, dy tituj. Zbulohet mbështetja ndërkombëtare për PD-në

Postuar në 14 Maj, 2021 23:44

Partia Demokratike duket se e ka ndarë mendjen. Ajo ka krijuar një betejë dhe do ta çojë deri në fund: zgjedhjet janë manipuluar, apo blerë dhe misioni i saj është ta zbërthejë skemën. Si çdo betejë epike dhe parimore, kërkohet mbështetje ndërkombëtare. Dhe atë PD-ja e ka gjetur te Zëri i Amerikës.

Unë rri në Shqipëri! Po çfarë të bëj këtu?

Postuar në 13 Maj, 2021 13:42

Unë rri në Shqipëri! Kjo është motoja e fushatës turisitike për këtë vit, promovuar në vetë të parë nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Në një video-promocion të shpërndarë prej tij përsëriten të njëjtat gjëra, i njëjti paketim për “perlën e Mesdheut” që vazhdon të lërë pa frymë e që nuk rresht së zbuluari diçka të re.

Njihuni më në fund me ideatoren e reformës në drejtësi

Postuar në 12 Maj, 2021 12:22

Lexoni në faqen e Ministrisë së Drejtësisë se çfarë thuhet në një nga njoftimet për Ditën Kombëtare të Drejtësisë:

Isha me fat të isha pjesë e protokollit të Kryesisë së Veteranëve të LANÇ- it, “NDERI I KOMBIT”, me të nderuarit, Odhise Porodin Sekretar i Përgjithshëm të LANÇ, Servet Agalliu, shef i aparatit administrativ të LANÇ-it.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi