Billboard

Shqipëria sh.a.

Postuar në 09 Shtator, 2020 14:41

 

Ka disa ditë që në media të ndryshme po flitet për zgjedhjet e ardhshme. Dhe po flitet për to duke i mëshuar dy drejtimeve eventuale që ato mund të prodhojnë: I pari se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë ndryshimi, i dyti se Edi Rama merr manxatin e tretë. 

Skenari i rotacionit ka humbur kështu vlerësimin për arsyen se premtimi i opozitës tradicionale është aq ireal në raport me akter e saj, saqë çdo shpesë që procesi elektoral të prodhojë ndryshim është zeruar.

Bën apo nuk bën Luli?

Postuar në 26 Korrik, 2020 22:38

Është e “çuditshme” ngjashmëria mes atyre që mbrojnë dhe promovojnë cilësitë e Lulzim Bashës me ata që bënin të njëjtën gjë dikur me Edi Ramën. Puna e këtyre është e njëjta: si ta mbrojmë kryetarin sa herë dështon

Mallkimet dixhitale ndaj të pasurve si paralajmërim

Postuar në 24 Korrik, 2020 13:03

Mediat raportojnë një rast “të çuditshëm” të një gazetareje të WFLA tv në SHBA, filial i NBC-së. një shikues kishte parë raportimin e gazetares Victoria Price dhe i ka shkruar se pamja e jashtme e fytit të saj sugjeronte nevojën e një kontrolli.

Më kujton veten. Unë u diagnostikova me kancer. Kujdesu për veten

shkruan komentuesi.

Edi Rama do mundur, por kjo është e pamundur për Bashën

Postuar në 22 Korrik, 2020 21:55

 

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar

Me këtë fjali e hap opinionin e tij gazetari Andi Bushati. Është nga ato fjali që të japin përshtypjen se janë gjetjet e duhura për të thënë një të ëvrtetë të madhe. Mirëpo nuk është kështu. 

Sepse në stanin ku jetojmë, ka vetëm një rrugë: Edi Rama duhet mundur. Madje ai e ka shpallur deri diku objektiv që ta mundin në zgjedhje, kaq e madhe është arroganca që prodhon impotenca e një opozite. 

Po tani çfarë do t’i japin Serbisë?

Postuar në 11 Korrik, 2020 22:05

 

Sot në disa media është qarkulluar i përkthyer shqip një shkrim i publikuar në gazetën serbe “Danas” mbi diskutimin e gjatë diplomatik për shkëmbimin e teriritoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Një nga vlerësimet e këtij shkrimi është edhe fakti se ideja në fjalë është serbe dhe se ajo i është prezantuar publikut serb si zgjidhje e problemit të Kosovës në 10 vitet e fundit. 

Të hysh në gojë të të gjallëve

Postuar në 04 Korrik, 2020 15:02

Ngjarja e fundit me protagoniste nënë e bijë ka provokuar një seri raportimesh kontradiktore dhe ngritjen e akuzave publike për sekte fetare dhe rolin e tyre. Në lojë hyjnë klerikë, gazetarë e gjithfarë prekovidarësh që prononcohen për arsyet e vdekjes që shpallet vetëvrajse, për të supozuarat rite makabre të së ëmës, lyerjen e trupit etj.. Një ndërtim imagjinar dhe spekullativ i një ngjarjeje që duhet të jetë private. Ajo i takon autoriteteve ta zbardhin por autoritete që duhet të kenë minimumin e njerëzillëkut për të mos lëshuar në media lloj-lloj deklarimesh anonime.

Ata që ikën mblodhën mendjen

Postuar në 03 Korrik, 2020 12:06

Shqipëria mund të jetë ndoshta i vetmi vend që përkujton si ditë lirie, momentin e një eksodi. Eksodet nuk para kanë data të shënuara pasi janë procese që shtrihen në kohë. 

Mirëpo 2 korriku shënon për Shqipërinë një çast historik të ç’prangosjes nga burgu psikologjik dhe fizik i një diktature të gjatë. Një arratisje publike nga një vend që e ka pjesë të kujtesës dhe konstitucionit të vet ikjen e njerëzve. 

Në një kuptim 2 korriku është vazhdim i një tradite, e  një itinerari të ngulitur, por  në një kuptim tjetër ai është edhe akt rebelimi, sikurse një metaforë. 

Bashkë, por as për drejtësinë, as për Kosovën

Postuar në 30 Qershor, 2020 00:25

 

Vizita e Edi Ramës në Kosovë ka prodhuar vetëm një zhvillim: vizitën e kryeministrit të saj në Shqipëri më 3 korrik. Në këtë kontekst duhet thënë se Rama ka arritur të negociojë me Isa Mustafën në takimin e tij të dytë me të pas atij të vitit 2016 që të mos bëjë lëvizje ndaj Hashim Thaçit në këtë moment. 

Shqipëri e vërtetë është edhe kjo. Madje kjo është Shqipëria

Postuar në 18 Qershor, 2020 14:54

Shqipëria e vërtetë punon, Shqipëria e vërtetë prodhon

Kjo është një frazë që kryeministri Edi Rama me ministrat e vet e përdorin si një formë antiteze ndaj Shqipërisë që tregon media.

Një fshatar, një fermer, një zanatçi, një student e sapodiplomuar jashtë, këta dhe të tjerë janë lënda e parë e kësaj fabule, e kësaj përralle të mbrame që mbron Shqipërinë e rilindur.

Pushteti, çdo pushtet do të gjejë përherë diçka për t’u mbrojtur. Për të deklaruar: ja se çfarë bëmë ne që askush para nesh nuk e bëri.

Opozitë mavria

Postuar në 31 Maj, 2020 22:28

Opozita ka shpërndarë sot haberin se ka kërkuar që 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të krijohet një e ashtuquajtur Qeveri Kujdestare e Zgjedhjeve. Propozimi konkret është si më poshtë: 

Pages

Subscribe to RSS - Billboard