Edi Rama do mundur, por kjo është e pamundur për Bashën

Postuar në 22 Korrik, 2020 21:55
Skerdilajd Zaimi

 

Edi Rama ose duhet rrëzuar, ose duhet duruar

Me këtë fjali e hap opinionin e tij gazetari Andi Bushati. Është nga ato fjali që të japin përshtypjen se janë gjetjet e duhura për të thënë një të ëvrtetë të madhe. Mirëpo nuk është kështu. 

Sepse në stanin ku jetojmë, ka vetëm një rrugë: Edi Rama duhet mundur. Madje ai e ka shpallur deri diku objektiv që ta mundin në zgjedhje, kaq e madhe është arroganca që prodhon impotenca e një opozite. 

Themi me këtë stan, sepse opozita e Lulzim Bashës provoi ta rrëzonte dhe dështoi. Keq madje. Me koston e dëshpërimit dhe mosbesimit. Me faturën e lartë të defaktorizimit të shpresës së opozitarizmit. Dhe ka ardhur kjo pikë pikërisht sepse vetë z. Basha dhe enturazhi i tij e durojnë lehtë z. Rama. Madje e kanë liman ku ankorojnë çdo dredhi politike: gjoja revolucionin, marrëveshjet, pazaret, akuzat pa sens. Ka ardhur kjo pikë sepse z. Basha nuk ka këllqe ta rrëzojë Edi Ramën, ndoshta edhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë, ndaj edhe aktron kaq dobët. 

Është e vërtetë se ky popull e ka pjesë të repertorit të vet të mençurisë thënien “të Keqes kur vjen, hapi derën”, por kjo nuk mund të përligjë idenë se Edi Rama mund të durohet.

Kjo e keqe e ka bërë punën e vet tani. Dhe ajo duhet të ikë. Ajo duhet mundur. Dhe që të mundet, duhet Sfiduar. Realisht. Këtë nuk bën dot z. Basha, i cili është aq impotent në politikë saqë edhe kur e miraton heshturazi revolucionin, e bën këtë për të shmangur debatin e kërkesës së llogarisë. 

Edi Rama duhet mundur edhe për një arsye shumë më të rëndësishme se emri i tij: duhet mundur që ne si shoqëri të mundim me votë dhe vullnet korrigjues Partinë Socialiste, solidaritetin e saj kobzi për këtë vend. Për të bindur veten dhe atë subjekt se nuk përfaqëson shumicën në këtë vend. Se nuk përfaqëson as progresin, siç pretendon z. Rama. 

Por sigurisht që këtë nuk e bën dot Lulzim Basha me aleatët e vet. Ndaj neve jemi të humbur nëse vazhdojmë ta analizojmë të ardhmen tonë me iluzionin se PD-ja është opozita. Apo të numërojmë gabimet e Bashës që duhet thënë se nuk ka bërë asnjë të tillë, pasi duhet të besosh në diçka që mandej të kesh sukses, apo të gabosh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.