Zhduket Ali Podrimja në Paris, dhe gazetat (por jo Koha Ditore) e shpjegojnë me një amnezi të tij

Postuar në 20 Korrik, 2012 11:15

Poeti Kosovar Ali Podrimja ka qenë i ftuar në Francë, Lodeve, në festivalin e poezisë “Vox de la Mediterranii”, por u bënë ditë, qysh prej datës 18 korrik, që rezulton i zhdukur. Ka qenë familja e poetit të njohur nga Gjakova që ka njoftuar ambasadën kosovare në Paris, se nuk po arrinin të kapnin në telefon njeriun e tyre. Pas kësaj, lajmi u mbajt larg vëmendjes së mediave për dy ditë, dhe vetëm sot është marrë vesh se Podrimja ka humbur.

Të gjitha gazetat e agjencitë e informacionit të Kosovës bëjnë me dije, referuar gazetës KosovaTimes (çudi që i referohen të njëjtit burim për një fakt, që do duhej të ish i njohur për të gjithë), kanë thënë se “poeti Ali Podrimja vuan nga sëmundja e harresës dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai nuk ka kontaktuar deri më tani me familjen”. Por Koha Ditore thotë pikërisht të kundërtën: “Të afërmit, shokët dhe kolegët e tij pohojnë se nuk kanë vënë re ndonjë simptomë të sëmundjes së harresës në poetin Ali Podrimja”. 

Është vënë re se asnjë prej gazetave nuk ka rendur drejt spekullimeve të natyrave të tjera në tentativën për të shpjeguar këtë lajm të mistershëm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nuk po mendojme keq, por po shpresojme qe kete intelektual/poet ta gjene sa ma shpejt.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.