A do të qeshin më tani me 'bulkthin'?

Postuar në 01 Mars, 2013 13:01

Grillo në italisht i thonë bulkthit. “Bulkthi në pushtet” e ka titulluar një analizë për Grillon Ardian Vehbiu, ku ndër të tjera shkruan: “Ka shumë frikë dhe dyshime, në Itali dhe në Europë, nga kjo forcë e re, e cila po gatitet të marrë në pyetje krejt sistemin politik italian, ende të ngecur në gërmadhat e sundimit gjysmë-shekullor demokristian-mafioz të Pasluftës. Ndërkohë, shumë profesionistë të politikës nuk arrijnë dot të lënë mënjanë, kur e konsiderojnë Grillo-n, të kaluarën e tij si artist. Kloun e quajnë disa, ndoshta ngaqë Grillo e ka pasur për zanat e me siguri për pasion të bënte publikun për të qeshur. Por duhet kurajo e madhe të quash “kloun” një profesionist të skenës si ai, në një kohë që Italia ka ç’të mburret me protagonistin absolut të trash-it të tabloidëve anembanë planetit – politikanin no. 1 të vendit, Silvio Berlusconi-n. Në krahasim me humorin prej sarhoshi të Berlusconi-t, Grillo-ja vjen e përvijohet si më i mermertë edhe se vetë Papa Ratzinger! Vërtet, Grillo-ja i ka folur publikut për hallet e përditshme: mjedisin, papunësinë, korrupsionin, shoqërinë e konsumit. I ka folur publikut, dhe publiku i ka folur. Sikurse politikanët, por kushedi më mirë, e me siguri më troç…”

Por Vehbiu pranon se atje ku shakatë, thumbat, qesënditë dhe batutat për politikanët kanë sukses absolut, komediani përbën rrezik po aq absolut për pushtetin.

“Ironia e madhe e situatës së tanishme është se, kjo figurë groteske në disa pikëpamje, por gjeniale në disa të tjera, dhe që ia detyron suksesin e vet politik pikërisht faktit që ka përfaqësuar, për italianët, antipolitikën, ose kundërvënien radikale, viscerale, ndaj strukturave dhe institucioneve të pushtetit në Romë, e sheh veten të ngarkuar, pothuajse aksidentalisht, pikërisht me përgjegjësinë e përfaqësimit në politikë” – shkruan Vehbiu dhe e mbyll me dy pyetje:

“A do të qeshin më tani italianët, kur t’u flasë Grillo-ja nga podiumet e pushtetit në Romë? A do të qeshë dot vetë Grillo-ja?”

Vehbiu i plotë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02/27/bulkthi-ne-pushtet/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

1- Se pari Ardian Vehbiu gabon qellimisht tue thane se:  "..... ende të ngecur në gërmadhat e sundimit gjysmë-shekullor demokristian-mafioz të Pasluftës.." sepse partia demokristjane ka 20 vite qe nuk ekziston ma dhe se partia demokratike PD italiane e drejtueme nga Bersani asht e majte, pase ardhese e partise komuniste italiane dhe nuk ka te baje fare me demokristjant. Keshtu PD italiane, qe kundershton Grillo, nuk asht demokristjane, por me rraje komuniste, per te cilen kam votue un.

2- Se dyti " Kloun e quajnë disa, ndoshta ngaqë Grillo..". Ne fakt Grillon dhe Berlusconin i ka quejt KLLAUN kryetari i partise socialiste gjermane SPD Peter Stajnbryk dhe jo disa" siç pohon ne forme jokorrekte Ardian Vehbiu.

3- Se treti ia fute kot pa vend e pa kuptim kur shton frazen "Në krahasim me humorin prej sarhoshi të Berlusconi-t, Grillo-ja vjen e përvijohet si më i mermertë edhe se vetë Papa Ratzinger!". E çka hin Papa Rasinger me kete pune, apo ti je turk-osman dhe vazhdon te hjedhish helm ndaj Papes si sulltan Mehmeti i dyte qe pushtoi shqiptaret dhe deshtoi ne Otranto per te pushtue Romen ?!?

Submitted by drini (not verified) on

pergjumesh ke qene o pal gjermani kur e shkrove kete pergjigje shpartalluese? merre me mend se cfare ben ti kur je zgjuar: namin!

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Grillo per ata qe i njohin te kaluaren e tije eshte denoncuesi i pare serioz (me menyren e vete komike) i krakut te "Parmalat" te Kalisto Tanzit. E thene me shqip ishte personazhi i pare publik qe tregoi dhe parashikoi renimin e skemes piramidale te Parmalat e ngjashme me Vefa-t apo Gjallicat shqiptare.

Me aq sa kam ndjekur suksesi i fenomenit,cunamit Grillo i dedikohet ne pjesen me te madhe mentorit te tije Casaleggio dhe ajo qe eshte kryesore ky rezultat vjen pas nje aktiviteti teper te gjate (me teper serioz se sa komik) te nisur ne fillim te viteve 90 si ambjentalist per te vazhduar ne vitet 2000 ku thyente komjutera ne skenat e improvizuara per te kuptuar perfundimisht se pikerisht  interneti ishte sekreti i mobilizimit dhe ndergjegjesimit te mendjeve te mpira nga partite tradicionale.

Per t'u kthyer perseri ne rastin tone nuk e di se sa komike apo ekonomiste serioze nga tanet ulerinin ndaj piramidave te 97-es por di me siguri qe piramida alla shqiptare vazhdojne edhe sot te lulezojne nen hunden e Saliut, Paton Bogsit dhe Bankes Boterore..... Nese Saimiri i FIX-it le tavolinen e TCH dhe del jashte skemes televizive me nje Guru(mendjelli) si Filipi i duhet te punoje te pakten nje legjislature ne çdo cep te Shqiperise per te qene nje alternative e vertete jashte skemave partiake. Por meqe kopjimet e strategjive shpesh here nuk funksionojne dhe realiteti shqiptar eshte larg atij italian (Saimiri nuk eshte Beppe, Filipi nuk eshte Casaleggio dhe mbi te gjithe shqiptaret s'jane italiane) atehere le te perveshim menget dhe te mbeshtesim ne 23 Qershor Grillon tone te vertete:EDI RAMEN ........

P:S  Amicus Plato, sed magis amica veritas -  E kam kam qejf Grillon por me teper deshiroj partite vertet te riformuara si ajo e Bersanit, Renzit apo Rames,Braçes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk te duket se diçka nuk shkon me faktin:

"ne vitet 2000 ku thyente komjutera ne skenat e improvizuara per te kuptuar perfundimisht se pikerisht  interneti ishte sekreti i mobilizimit dhe ndergjegjesimit te mendjeve te mpira nga partite tradicionale"

dhe me faktin se levizja e Grillos eshte e bere vetem ne internet, me njerez qe as njihen me njeri tjetrin perveçse me komente blogu dhe email.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Pa dashur te polemizoje me duhet te kuptoje nese komenti juaj qe diçka nuk shkon ka te beje me  Grillon vete apo me ate çka une konstatoj tek historiku i tije...

Qe te thyesh komjutera ne fillimet e tyre e me tej te behesh adhurues i fuqise se internetit me duket nje evolim me se normal. Jo normal,sa per shembull, eshte evolimi i Saliut qe disa muaj para qesendiste Twitter-in e Rames dhe sot eshte fanatik i Facebook-ut ....

Submitted by Anonim (not verified) on

Gjithçka ndodh eshte shume normale, edhe evolimi i muhabetit nga Grillo tek Sala. Shume normal.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.