Puna është si të shkosh aty z. Kryeministër?

Postuar në 01 Korrik, 2020 14:45

Kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook një pamje ajrore nga Kepi i Rodonit nën etiketën: Beautiful Albania. Zoti Rama vazhdon kështu propagandimin e Shqipërisë turistike, propagandë që po nab ëhet së fundmi në mënyrë bajate edhe nga gazetarë që bredhin anembanë vendit e na tregojnë përvojën e tyre nën autoritetin e vetëshpallur të një këshille për të vizituar të njëjtat vende.

Mirëpo në Kep të Rodonit që shpallet si pasuri e Shqipërisë nuk shkon dot sepse është privatizuar. Ka madje raportime se mundet edhe të hash ndonjë dorë dru po bëre foto e nuk paguan, ndaj z. Rama ka rrezikuar me këtë foto dhe i ka shpëtuar ndonjë huri të shëndetshëm.

E ndaluar është edhe Kakomeja, të hapin udhë ma para. Por të ndaluara janë edhe Jali, Dhërmiu e Vunoi me Qeparonë, në kuptimin se aty duhet të paguash për atë që ka qenë pasuri publike.

Ndaj nuk është e qartë se çfarë do të thotë z. Rama përveç se dëshmon prirjen për kartolinist.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Toke e zanun gjithe andej. Per vete i kam bere m.tin me kohe ketyre brigjeve ku po te lahesh te ze zgjebja dhe mbushesh me morra nga pislliqet qe derdhin ne det lumenjte.
E kam gjetur ku te shkoj, Turqi, Greqi e Spanje. Vende dhe natyra te bekuara nga vete Zoti, njerez besimtare dhe patriote qe e ruajne dhe mirembajne vendin e tyre. Me bregdete dhe plazhe te mrekullueshme.
Tek ne, sic jane njerezit eshte eshte toka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.