Heqimi

Postuar në 12 Mars, 2020 18:50

Mediat raportojnë se një zyrtar i lartë brazilin, sekretari për Komunikacionin Fabio Wajngarten rezulton i prekur nga koronavirusi. Ky në fakt nuk është lajmi. Lajmi është se ai ka qenë ditë më parë në një darkë pune me presidentin amerikan Donald Trump, që ka deklaruar më pas se nuk është i shqetësuar nëse është ekspozuar ndaj virusit. 

Qetësia publike e Trump nuk përputhet me radikalizmin e masave të marra nga administrata e tij. Këtu lind menjëherë pyetja: karantina lidhet me rrezikun iminent të virusit, apo me rrezikun e kolapsit të sistemit shëndetësor. Kjo ka për të qenë një pikëpyetje e madhe përgjatë gjithë kohës së pandemisë. 

Rasti në fjalë na vë në kujtesë se koha e tanishme mund të përshkruhet si diktatura e një mikroorganizmi që në dallim nga njeriu nuk diskrimon. Prek të pasur e të varfër njësoj. 
Do të kemi pra rastin të shohim vullnetin e gjithësecilit në një situatë ku pakkush do të donte të ishte. 

Në Shqipëri kemi një rast të pashembullt të një kryeministri që bën Heqimin popullor. Të del kudo përpara me mesazhe dhe telefonata. Ka filluar t’i flasë vetes me shkurtesën Edi, na jep përqafime, nga larg, në sugjeron të lajmë duart e të tjera këshilla pa kuptim. 

Ka nisur qysh tani të bëhet i padurueshëm si zakonisht ky njeri, njësoj si në rastin e tërmetit. Ka nisur qysh tani të bëjë fushatën me një krizë shëndetësore, deklaron se ka një plan, por shohim vetëm improvizime, transferta financiare nuk ndryshon. Është një prezencë e shtuar e po atij njeriu që e la vendin në gjendjen e tanishme. 

Nuk po shohim asnjë anullim koncesioni në shëndetësi për të financuar përpjekjet e tanishme, nuk po ndryshon asgjë në vend. Thjesht virusi po i bën sponsored daljeve të kryeministrit që flet shumë, aktron ca më shumë dhe po merr masa pas pilafit. 

Ndoshta duhet të na kursejë. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

SMS-ja e tij me mbrriti dhe mua ne Gjermani, ndonese numri im ka ca muaj qe i ka kaluar afati. Imagjino ne cfare pune i ka futur ai punonjesit e Vodafonit, AMC etj. cka aty me kete SMS qe u ka vajtur miliona celularve! Dhe patjeter qe kjo do kete kushtuar ca para! Por patjeter nga buxheti i shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.