Rindërtimi, kryeministri flet pa shifra: Punë ka, krah pune Jo

Postuar në 28 Shkurt, 2020 14:33

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit të Ridnërtimit të objekteve dhe infrastrukturës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka paraqitur pamje, skica, plane si dhe ka folur për një hapje fronti të gjerë pune me pagesa të mira.

Me këtë proces hapet një front i madh punësimi ku qëllimi ynë është të kërkojmë nga kompanitë që do hyjnë si fituese të vendosin paga të konsiderueshme dhe jo paga të ulëta, apo minimale për punëtorët.

Do kërkohet një punë që nis në ditët në vijim për të trajnuar krahë pune. Do ju referohemi shkollave profesionale, ftojmë nxënësit e shkollave profesionale që të aplikojnë të marrin pjesë në këtë zhvillim kaq të rëndësishëm për vendin e të favorshëm për të rritur kapacitetet profesionale dhe teknike. Bëhet fjalë për shumë vende pune, sot po e shohim shumëe mirë që ka plot nevoja madje edhe alarmante në këtë fushë nga kompanitë që kanë nisur meremetimet dhe ska kapaciteteve të mjaftueshme si pasojë e shumë juristëve që qëndrojnë në kafenenë poshtë dhe thonë jemi pa punë

tha ndër të tjera z. Rama.

Ai nuk ka dhënë asnjë shifër, asnjë të dhënë statistikore për forcën aktive të punës, sa është disponibiliteti I kompanive që pritet të përfshihen, por ka zgjedhur të flasë për gjëra që nuk I takojnë: kualifikimin e krahut të punës dhe pagesën. Nuk dihet se çfarë kualifikimi kërkon një punëtor ndërtimi, pasi drejtuesit e punimeve, muratorët apo elektriçistët dhe hidraulikët gjendje dhe nuk mungojnë.

Pagesa po ashtu është çështje e kompanive dhe jo e kryeministrit që shfaqet si financues i rindërtimit kur në fakt është vetëm kujdestar i tij. Por në çdo rast, pretendimet e tij, z. Rama do të ishte mirë t’I mbështeste me shifra, çka nuk e ka bërë. Ai ka lënë të kuptohet se Shqipëria ka kaq shumë punë, saqë tregu ka nevoja të mëdha. Diçka që sërish duhet mbështetur me të dhëna dhe jo me propagandë.

Kryeministri nuk ka folur më për nevojën e punëtorëve të huaj, por ka anashkaluar me idenë e mungesës në treg të krahut të punës, një qasje që nuk u duk gjëkundi kur z. Rama firmoste koncesione qindra milionë eurosh në infrastrukturë.

Comments

Submitted by www.youngtribun... (not verified) on

Zoti kryeminister dhe si parardhesi juaj gjithashtu, Pse nuk coni djemte tuaj te punojne ne kantieret e ndertimit qe kane hapur te dy qeverite si kjo e sotmja dhe ajo e kaluara.
Popullit I ka ardhur ne maje te hundes me ju palaco te politikes shqiptare. Turp

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.