Vetëshpallet kryeministër, por nuk zyrtarizon asgjë

Postuar në 08 Janar, 2020 13:03

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë duket se është kyçur në një pozicion absurd paszgjedhor. U shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare, kryetari i saj, Albin Kurti e quan veten si kryeministër, por nuk pranon ta zyrtarizojë kandidaturën e tij. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte njoftuar një afat 48-orësh për të zyrtarizuar emrin e kandidatit që do të mandatohet, por VV ka dështuar sërish në këtë drejtim.

Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim.

Pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t'ia drejtojë Dekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës

thuhet në njoftimin e sotshëm të VV-së.

VV-ja nuk ka mbyllur ende negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila nuk ka propozuar emra për ministrat. Nuk është e qartë se çfarë e mban të bllokuar negociatën, por një fakt ka dalë mirë në pah: Albin Kurti nuk ka rezultuar një negociator i mirë dhe sjellja e tij publike pas fitores në zgjedhje nuk i ka shpëtuar një lloj vetëkënaqësie dhe pse jo, krekosjeje që duket se reflekton probleme të thella.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kosovaret e kane model "veteshpalljen" per krietare. Abraham Ruguva dikur u veteshpall President I Kosoves, krijoi edhe flamur kombetar (qe LDK e mban akoma si souvenir) pa u konsultuar me asnje, Ramush Djokovic Haradinaj po ashtu, me 7% te votave veteshpallej krieminister pa e aprovuar koalicioni i Partive te tjera.
Vetshpalja eshte doktorature per politikanet e kesaj Krahine gjysem te vetshpallur e Pavarur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.