Deshifrohet mishkrimi i Diskut të Festos, gjetur në Kretë më 1908-ën. Studiuesi Owens thekson: “Të lexosh nuk do të thotë të kuptosh”

Postuar në 24 Tetor, 2014 18:11

“Phaistos Disc”, Disku i Festos, një objekt arkeologjik terrakote, i gjetur në Kretë në vitin 1908 në pallatin e Minosit, është deshifruar.  Këtë e bën të ditur Gareth Owens, koordinator në Institutin Arsimor Teknologjik të Kretës, sipas të cilit mbishkrimi në të dy anët e diskut është një lutje drejtuar Nënës.  “Fjala më e pranishme është “nëna” dhe në veçanti Nëna Perëndeshë e erës minoike”, tha Owens. Ai ka sjellë edhe disa shembuj: në tre pjesë të njërës anë të diskut mund të eptohet I-QE-KU-RJA dhe sipas Owens I-QE është “zonjë e madhe e rëndësishme”, kurse një fjalë tjetër kyç është AKKA që do të thotë “nëna shtatëzanë”. Owens ka tërhequr vëmendjen se “të lexosh nuk do të thotë të kuptosh”, duke nënvizuar këtu nevojën për të parë një variant sesa një zgjidhje përfundimtare. Zbulimi duket se paraqet rëndësi, pasi përpjekja për të deshifruar mbishkrimin, apo edhe për ta kategorizuar atë, ka vijuar për një shekull. Disku ka të mbishkruar 241 shjenja, nga të cilat 41 janë unike, pra janë këto që përsëriten dhe më herët, disa ide kryesore e krahasonin mbishkkrimin me Hieroglifet Anatoliane dhe me Lienarin A.  

http://archaeologynewsnetwork.blogspot.co.uk/2014/10/decrypting-enigmati...

Video: http://www.youtube.com/watch?v=6Chcplx3tZ8

s.z 

Comments

Submitted by robocop (not verified) on

<p>Po, vetem se nuk thuhet gjeja me kryesore, Phaistos disc( shkruhet me &quot;c&quot; ne fund dhe jo me &quot;k&quot;) eshte fals.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Flora (not verified) on

Ky po na e paska zberthyer. Gra me barre , gra virgjeresha etj etj... Po pse nuk i besoket arvanitasit Niko Stillos e i besoket brockullave te Owensit qe nuk di asnje fjale shqip e qe mendon se bota na u vertiska rreth grekeve latineve e semiteve. Pash zotin boll me shkrime idiotesh.

Submitted by Pyet arvanitasit. (not verified) on

Me pelqen perkthimi i Owens dhe eshte ekzakt per ate qe ka shkruar,-I-QE-KU-RJA, duket qe eshte i manipuluar si studius sepse ka shume arvanitas qe njohin gjuhen e lashte
dhe do ti thoshin mos u mundo shume o Owens sepse eshte fjale e paster arvanitase"QEKURJA". Qe do te thote kjo gjuhe eshte folur "qekur" ti shpikes skishe dale nga sateme!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.