Mijëra euro abuzime në rrugën Cërrik-Belsh

Postuar në 08 Tetor, 2018 12:52

Pas 25 vitesh rruga Cërrik-Belsh është drejt përfundimit të rindërtimit të saj. Investimi është mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas projektit të siguruar nga televizioni Tema, gjerësia e rrugës do të jetë 9 metra, vetëm pjesa e asfaltuar, ndërkohë në brendësi të fshatit Shalës, segmenti do të ngushtohet në 6. 5 metra nga 3.25 për çdo korsi.

Siç duket nga pamjet, gjerësia e rrugës në fillim të segmentit është aq sa thuhet edhe në projekt, 9 metra e gjerë ku 3.5 metra është një korsi dhe nga një metër bankina. Por punimet nuk kanë vijuar me të njëjtën korrektësi në të gjithë segmentin. Devijimet nisin nga kilometri 3.3 i rrugës deri në kilometrin 5.4. Në projekt parashikohet që gjerësia të jetë 6 metra e gjysmë. Por siç shihet edhe në matjet që ka bërë Televizioni Tema, edhe këtu mungojnë dica centimetra.

Referuar kostove, 1 metër katror rrugë  e shtruar me asfalt vlerësohet afërsisht 500 euro. Por në një llogaritje të thjeshtë të gjatësisë dhe gjerësisë së rrugës që është ngushtuar që nga kilometri i tretë rezulton se rruga Cërrik-Belsh ka mangët 273 m2, për të cilat pagesa është bërë.

Kjo vjedhje prej profesionisti, po të shumëzojmë 273 metra katrorët e munguar me 1400 euro çmimi, kushton plot 136 500 mijë euro. Monitorimi i punimeve për këtë rrugë është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa paratë nuk dihet se në duart e kujt kanë përfunduar. Përpos kësaj shkeljeje, eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për Televizionin Tema shprehet se ngushtimi dhe zgjerimi i rrugës në distanca të shkurtra çorienton drejtuesit e automjeteve dhe bëhet shkak i aksidenteve të rënda rrugore. Ndërkohë pasi kalon fshatin Shalës, rruga zgjerohet sërish në 9 metra deri në afërsi të Belshit kur gjerësia shkon në 7. 2 metra ndonëse në projekt gjerësia caktohet 9 metra

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka caktuar gjatë gjithë kohës persona përgjegjës për të ndjekur zbatimin e projektit, por mesa duket personi përgjegjës ose nuk ka qenë vigjilent ose e ka lënë të gabohet me vetëdije.

Punimet për ndërtimin e këtij segmenti kanë nisur në qershor të 2017-s dhe pritet që të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

Comments

Submitted by Furr Nela (not verified) on

Vjedhja me e madhe behet tek cmimi, perfytyroni 500 E/m2 rruge e asfaltuar, ndersa kosto mesatare e ndertimit te banesave per vitin 2016 sipas Udhezimit te Keshillit te Ministrave Nr.3, date 28.12.2016 eshte 310 E/m2 (39.281 leke/m2). Shtoi kesaj edhe vjedhjet ne gjeresi , gjatesi dhe cilesi te rruges e hesapi eshte i bere

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.