Kreu i ri i Bashkisë Kavajë: Konkurs mbarëkombëtar për obeliskun e ri të qytetit

Postuar në 29 Qershor, 2017 10:25

Kreu i ri u Bashkisë Kavajë. Demokrati Isa Sakja, ka dhënë disa prononcime për Top-Channel përmes të cilave flet për herë të parë për zgjedhjet e fundit.

PD është parti e madhe në Kavajë dhe duhej të ishte forca kryesore, pavarësisht gabimeve shumë të mëdha që u bënë këtu. Ishte një revoltë që Kavaja bëri kundër krimit, një rebelim kundër trysnisë dhe presionit. Si Kavaja nuk ka në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka patur në ’90. Nuk kishte as në 2011 pavarësisht se ishte PD në pushtet, Kavaja u rebelua dhe s’mund të ishte ndryshe në 2017”, shprehet ai.

Sakja ka vlerësuar rivalin e vet, i cili e uroi për fitoren dhe Sakja mandej e ka përqafuar.

Dori u tregua civil, më uroi për fitoren, e përqafova si kavajas. Kështu jemi ne, s’kemi kohë të urrejmë njëri-tjetrin. Ne jemi qytet me lidhje sociale të forta njëri me tjetrin. Ne mund të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, thotë ai.

Kryetari I ri i Bashkisë deklaron se do të merret me çështjen e obeliskut që u bë çështje në kohën kur në bashki drejtonte Elvis Roshi. 

Ai simbol nuk kishte të bënte vetëm me Kavajën, ishte lëvizje mbarëkombëtare që diktatura antikomuniste të merrte fund. Unë kam dhënë fjalën në fushatë dhe do ta mbaj. Unë aty do të hap një konkurs mbarëkombëtar për arkitektë, skulptorë, piktorë dhe aty do jetë një simbol që përfaqëson atë lëvizje”, shpreht ai duke shtuar se do të bashkëëpunojë me qeverinë Rama për të mirën e qytetit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

O Isa qe ke emer profeti, ate qe te fryjne ne vesh jane djalli po lene obeliskun ashtu sic eshte se nuk mer vesh nga arti Ti, dhe as ato karabushet qe te fryjne. Koncentrohu ne pune te tjere...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.