Spanja, eurozona miraton ndihmën

Postuar në 20 Korrik, 2012 10:48

Ministrat e Financave të eurozonës kanë aprovuar marrëveshjen për t’i dhënë një ndihmë prej 100 miliardë eurosh Spanjës, në mënyrë që të rimëkëmbë institucionet bankare. 

Por masa e saktë e huase do të jepet vetëm në shtator, kur qeveria spanjolle të marrë rezultatin e auditimit të bankave të saj. 

Investitorët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen financiare të Spanjës, duke e rritur koston e huave. Të dhënat e reja tregojnë se bankat kanë 155 miliardë euro hua, të cilat mund të mos shlyhen. 

Plani i shpëtimit, bashkë me masat anti-krizë të Madridit zyrtar, synojnë shmangien e kërkesës për një ndihmë të plotë nga qeveria spanjolle. 

Ministrat e eurozonës gjatë konferencës miratuan një memorandum mirëkuptimi me Spanjën dhe ndihma do të lëshohet plotësisht nga fundi i vitit 2013. 

“Ne kemi formalizuar atë që diskutuam në dy takimet e mëparshme të eurogrupit”, deklaroi ministri i Financave të Luksemburgut, Luc Frieden pas konferencës. 

“Ne kemi miratuar zyrtarisht memorandumin që shtrin kushtet në bazë të të cilave Spanja mund të marë gradualisht para për rikapitalizimin e bankave të saj”, vijoi Frieden. 

Ai shtoi se, miratimi nga ana e 17 ministrave është tashmë një realitet që tregon se programi mund të vazhdojë. Por paratë nuk do të derdhen menjëherë, pasi analiza mbi ecurinë e bankave të caktuara është ende në zhvillim. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.