RAPORTON NATËN PARA DEPUTETËVE

Postuar në 01 Mars, 2013 07:06

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas marrjes së kërkesës së kryeministrit, Hashim Thaçi për raportim gjatë ditës së sotme në orën 19:30, ka thirrur mbajtjen e seancës në mbrëmje.

Do të thotë raportimi i djeshëm i cili ishte paraparë për dje, do të mbahet sonte në ora 19 e 30.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme kur ishte planifikuar raportimi i kryeministrit Thaçi për raportim, dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri kanë shpalosur një pankartë me mbi shkrimin “Kosova e Hashimit”.

Pas kësaj kryeministri ka konsideruar që nuk ka kushte për punë dhe ka lëshuar seancën. Më vonë ai ka bërë kërkesë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës që të raportoj për sot në ora 19 e 30.

Në vazhdimin e kësaj seancë është formuar Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.

Seanca e rregullt pritet të filloj për pak minuta me debatin parlamentar lidhur me demonstratën e 10 shkurtit 2007, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.