Kriza, studentët grekë kthejnë sytë në shkollat e Ballkanit

Postuar në 20 Gusht, 2012 05:28

Kriza ekonomike në Greqi ka shkaktuar ndryshim në gjeografinë e shkollimit universitar dhe shumë studentë grekë, tani kanë kthyer sytë nga Ballkani. 

Edhe pse shumë familje greke përballen me probleme serioze për shkak të masave shtrënguese, vazhdojnë të dërgojnë fëmijët e tyre të studiojnë jashtë vendit, por me ndryshimin se tani kanë filluar të preferojnë vende si Rumania dhe Bullgaria për shkak të kostos më të ulët. 

Sipas gazetës "Kathimerini", gjatë vitit akademik që u mbyll, interesi për mjekësinë, inxhinierinë dhe shkollat pedagogjike në Bullgari, Rumani dhe Qipro u rritën me 30%. Në këto vende tarifat e shkollimit variojnë nga 800 deri në 5000 euro dhe kostoja e akomodimit nga 300 deri në 400 euro, çmime që edhe pse me vështirësi, mund të përballohen nga një familje greke. 

Një tjetër arsye kryesore për zhvendosjen e nxënësve greke në këto vende, është se Britania, një vend i favorizuar prej tyre në vitet e kaluara, ka rritur në mënyrë dramatike tarifat për studime universitare dhe pasuniversitare, deri në 12 000 euro në vit. 

Objektivi është për të marrë një diplomë në mjekësi, pasi në Greqi përveç shpenzimeve, kërkohen edhe rezultate shumë të larta. Qindra të rinj studiojnë në Ballkan dhe pastaj marrin transferimin në universitetet greke, nëpërmjet dhënies së disa provimeve. Sipas raportit, fenomeni po shkakton shqetësim për të ashtuquajturin "industrializim" i arsimit të lartë, ku ofrohen diploma nga kolegje të "dyshimtë".

 

Anila Jole 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.