Inaugurimi i Papës, Berisha dhe Topalli në Romë

Postuar në 18 Mars, 2013 12:57

 

Delagacione nga 130 vende të botës pritet të marrin pjesë në inaugurimin e Papa Fraçeskut të Parë, i cili këtë të henë pati edhe takimin e tij të parë me një drejtues të lartë shteti, me bashkëkombasen e tij, Presidenten argjentinase, Cristina Fernandez.

Roma po përgatit festimet e së martes, ku do të jenë pjesëmarrës më shumë se 30 drejtues shtetesh, përfaqësues të besimeve të tjera dhe personalitete të shumë fushave.

Si Papa i parë nga Amerika Latine në ceremoni pritet të ketë një prani të fortë të liderëve rajonalë, si Presidenti i Meksikës, Brazilit apo Kilit. Nga Shqipëria do të jetë kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Kryeministri Berisha do të niset nesër në Romë (Itali), me ftesë zyrtare të Selisë së Shenjtë, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Françesko I. E pranishme do të jetë gjithashtu Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli.”- thuhet në deklaratën e Kryeministrisë

Nga Kosova do të marrë pjesë Kryeministri, Hashim Thaçi, i shoqeruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Pas ceremonisë Papa Françesko pritet të përshëndesë dhjetra- mijëra pelegrinë që pritet të marrin pjesë në meshë.  Papa Fraçesko është Papa i 266 në historinë e Kishës Katolike.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.