Bulqizë, 66 minatorë protestë në ditën e 6-të ndaj ACR

Postuar në 20 Gusht, 2012 05:27

Hyri sot në ditën e 6-të protesta e 66 minatorëve të Bulqizës ndaj firmës ACR që sipas tyre nuk i lejon të nisin punën në galeri. 
Ata shprehen se ACR ka shkelur marrëveshjen ndaj do të vijojnë tubimin para galerive të minierës duke kërcënuar se do të hidhen në grevë urie. 

"Sipas një marrëveshjeje të bërë kohë më parë mes ACR-së e kompanisë Nënkontraktuese "Turkalba", e cila është firmosur dhe nga METE, ne duhej të vazhdonim punën në Zonën D të minierës. Marrëveshja parashikonte që puna në këtë zonë, të konsideruar problematike për sa i përket sigurisë, duhej të niste pas rikonstruksionit të galerive. Ne kemi punuar 3 muaj radhazi për rikonstruksionin e galerive, ndaj jemi shumë të revoltuar që drejtuesit e kompanisë ACR nuk na lejuan të nisim punën normalisht. Kushtet për rinisur punën janë plotësuar dhe ne jemi me kontrata të rregullta", - pohuan minatorët protestues. 

Ata deklaruan se para 6 ditësh, në momentin që shkuan për të marrë uniformat e punës, u kthyen mbrapsht nga policia private. 

Ndërkaq, specialistë të minierës së kromit në Bulqizë bënë me dije se, pavarësisht investimeve dhe punës së bërë gjatë tre muajve, Zona D e kësaj miniere, në shumicën e galerive të saj, vazhdon të mbetet problematike për sa u përket kushteve të sigurisë në punë. 

Pas protestave dhe dy grevave të urisë të zhvilluara një vit më parë, u vendos që, në Zonën D të minierës së Bulqizës të ndërpritej puna dhe të bëheshin investime në galeritë e saj.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.