Berisha takon Thaçin: Vizat i zgjidh Brukseli. Marrëveshja për shtetësinë, në kohën e përshtatshme

Postuar në 01 Mars, 2013 07:14

 

TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka sqaruar se primare për gjithë shqiptarët tashmë është konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që marrëveshja për shtetësinë bëhet mes dy qeverive në kohën e përshtatshme.

“Lidhur me vizat dua të bëj një qartësim, për qytetarët e Kosovës qëndrimi im është kjo do zgjidhjet me një marrëveshje të negociuar me qeverinë e Kosovës në kohën e përshtatshme. Aktualisht konsolidimi i pavarësisë së Kosovës është interesi kombëtar i shqiptarëve dhe s’mendohet të bëhet by pass, këtej negociojmë më Brukselin për vizat, këtej u them hajt tua zgjidh unë. Ai është një proces në të cilin paraqitet një listë me kërkesa dhe duhet plotësuar,  hapa të cilat ndërhyjnë në një proces nuk mund të ndodhin nga Shqipëria”- tha Berisha.

Ai ka garantuar mbeshtetje te plote per Kosoven. “E rendesishme te theksohet se roli i Kosoves po forcohet gjithnje e me shume ne rajon e me gjere”- tha Berisha.

Dy kryeministrat kane diskutuar mes tyre zhvillimet aktuale politike në Kosovë, do te ritheksojne forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përmbushjen e plotë te axhendës evropiane nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

“E informova kryeministrin Thaçi për përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe dinjitoz si dhe për vendosmërinë e qeverisë për një proces të civilizuar dhe të denjë. Gjithashtu e njoha me reformat që po ndërrmer qeveria në mënryë që të përballojë krizën dhe të garantojë rritje ekonomike dhe punësimin e qytetarëve” tha Berisha.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.