Çelet Dhoma e Tregtisë, Izrael-Shqipëri

Postuar në 18 Mars, 2013 08:22

 

Si një mundësi për më shumë investime ditën e sotme është hapur Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Izrael-Shqipëri si një mundësi për më shumë investime në të dy vendet. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë biznesmenë të njohur nga të dyja vendet. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ofron mundësi investimesh sidomos në turizëm e infrastrukturë.

Ndërkohë që ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen deklaroi se duhet që të rritet bashkëpunimi midis vendeve.

‘Duhet që të shtojmë bashkëpunimin midis vendeve. Izraeli ka kaluar tashmë krizën ekonomike si rezultat i politikave konservatore. Ne kemi marrëveshje në Shqipëri në sektorin e shëndetësisë dhe të shërbimeve por duhet që të punojmë për të arritur bashkëpunim edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Shqipëria është një vend që ka mjaft potenciale ku mund të investohet”- tha ambasadori.

Me hapjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Izrael-Shqipëri pritet që të ketë më shumë investime të ndërsjellta për të dy vendet në sektorë të ndryshëm.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.