Donkishotizëm në Beograd

Postuar në 15 Prill, 2024 15:55

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se Serbia ndodhet para një sfide që është miratimi në OKB i një rezolute për Srebrenincën.

Ne jemi njoftuar mbi qëndrimin zyrtar që ata do të lobojnë dhe luftojnë për atë rezolutë…Ne do t’i kundërvihemi më vendosmërisht nga sa ata mendojnë

citohet Vuçiç.

Me “ata”, presidenti serb ka patur parasysh vendet e zhvilluara të Perëndimit që sipas tij mbështesin një rezolutë të tillë.

Mënyra sesi zoti Vuçiç flet të jep idenë se Serbia parapëlqen sot fabulën e Davidit me Goliatin për veten ku kriza kryesore këtu është kuptimi unik dhe i njëanshëm që Serbia ka zgjedhur për historinë. Ta zëmë për Beogradin, në Kosovë nuk kanë ndodhur kurrfarë krimesh, madje ka një terror të Prishtinës ndaj serbëve. Por meqenëse Kosova mbështetet nga Perëndimi, Serbisë nuk i mbetet veçse dinjiteti dhe krenaria.

Njësoj, në Srebrenicë nuk ka genocid, por një krim. Rezoluta që do të normonte termin genocid, e vendos sërish Serbinë në pozitën e mbrojtëses së dinjitetit dhe krenarisë përkundrejt atyre që paraqiten si detraktorë të historisë së vërtetë, pikërisht sepse establishment aktual i pushtetit është i lidhur me vendimet dhe brezin e luftës.

Çfarë negocion sot Serbia me kontestimin e vet ndaj Perëndimit edhe për akte të tilla si rezoluta për Srebrenicën? Pakkush mund ta dijë, pasi në të ëvrtetë ngjan se me krizën e tanishme në Ukrainë dhe drejtimin që ajo po merr, askush nuk ka më nerva të presë taktikat e Vuçiç që ende nuk po ndan mendjen nga do anojë. Loja e balancimit nuk ka më perspektivë dhe ky pozicioni i dikujt që mendon se do të impresionojë me qëndrime në dukje parimore, nuk relatohet me asnjë pikë të realitetit ndërkombëtar. Nuk është kjo që ka vlerë në fakt: vlerë ka fakti se duket se edhe qëndrimi serb nuk është i sinqertë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.