Tani problemi është Netanjahu

Postuar në 14 Prill, 2024 16:46

Sulmi Iranian mbi Izrael angazhoi një dispozitiv të madh armësh që përfshinin dronë dhe raketa. Megjithatë, me nisjen e sulmit erdhi edhe njoftimi ndërkombëtar se “sulmi kishte nisur” dhe se mjetet do të kërkonin rreth 6 orë të mbërrinin në objektiv. Me këtë rast Izraeli u përgatit dhe siç pritej asgjësoi pjesën më të madhe të mjeteve iraniane.

Pas sulmit Teherani njoftoi se qëllimi u përmbush dhe paralajmëroi Izraelin të mos kundërpërgjigjej. E gjitha një mizaskenë për goditjen që Izraeli i bëri konsullatës iraniane në Siri, duke konfirmuar se të paktën në këtë fazë Irani nuk do konflikt me Izraelin.

Sesa e vërtetë është kjo dhe këtë e dëshmon tërthorazi edhe deklarata e presidentit amerikan Joe Biden, që në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu, e ka cilësuar ngjarjen një sukses ushtarak të Izraelit që ka arritur të gjurmojë dhe rrëzojë mjetet iraniane. Mediat amerikane nënvizojnë se Biden i ka deklaruar Netanjahut se SHBA nuk do të marrin pjesë në ndonjë ofensivë kundër Iranit, që duket se po mendohet në Jeruzalem.

Pra çështja po shihet në aspektin politik: Irani dëshmoi se ka kapacitetin dhe kurajën të godasë direkt aleatin kryesor amerikan në Lindjen e Mesme, që është njëherazi edhe fuqi bërthamore, por e ka bërë këtë si gjest më tepër se si operacion ushtarak që do të synonte dëme efektive. Izraeli ka marrë vetëm një kundërpërgjigje për atë që bëri në Siri, nuk u dëmtua dhe me këtë rast SHBA kërkon të mos avancohet më tej, në kushtet kur nuk ka shkaqe reale për të zgjeruar një front të ri.

E gjitha kjo na dëshmon se problem kryesor në Lindjen e Mesme sot për Perëndimin është Beniamin Netanjahu, që nuk po frenohet dhe më keq, po bëhet i paparashikueshëm. Diçka që në politikë nuk pranohet.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Ka dhe nje version tjeter qe po perflitet ne shtypin shumengjyresh izraelit. Dhe qe mund ti shkoje per shtat shume edhe kryeministrit.
Po sikur Izraeli te perdore brenda javes, planet e gatshme te sulmit mbi rrjetin e programit berthamor iranian, te cilin pretendon se e njeh. Kane kaluar shume vite qe kur Netaniahu paraqiste ne OKB kartonin me bomben berthamore gati te plotesuar, per te cilin tha se Iranit edhe 2 vjet i duhen per ta poseduar. Mungesa e njohurive per tunelet e kamioneve te Hamasit, nuk ndikon aspak per mire ne frazat plot vetebesim te Bibit. Dhe ka shume mundesi qe aleatet te fillojne te dyshojne ne aftesite e gjithe perfolura izraelite per ti patur fijet ne dore ne gjithe Lindjen e Mesme.
Keshtu qe Izraeli nuk ka rast me te mire te beje nje bombardamento a tappeto dhe te shpresoje se pas tij, Irani do kthehet ne epoken e Drezdenit ne 1945 dhe me vone te thote na falni se u ngutem pak. Por cfare mund te ndodhe nese qellimi nuk arrihet.
Shume po thone qe Irani e dinte fatin e ketyre 2-300 drone e rraketa. Po askush nuk po arrin dot te thote se sa perqind te kapacitetit iranian ishte kjo.

Submitted by Aqif (not verified) on

Irani i dha kohe Israelit per kete "mini attack". Qellimi nuk ishte demtimi i Israelit por qe, t'a vetendergjegjesoj se ky i pari nuk frigohet t'a sulmoje dhe se ne te ardhmen (israeli) duhet te mendohet mire kur te sulmoj dhe, necte njejten kohe te nderpres agresionin e tij kundra elementeve iranian ne L e Mesme.
Te njejtin scenario Irani perdori kur sulmoi bazen ushtarake amerikane ne Irak i dha kohe dhe i njoftoi amerikanet te largoheshin nga baza. Edhe kete e beri per t'i treguar Amerikes se bazat e saj kudo qe jane ne L e Mesme, jane nen radarin e raketave te tij.

Ne sulmin kunder Israelit u perdoren raketa e kategorise se dyte.
Situata nuk eshte me si para tre dekadave. Qe ishte shume e thjeshte, kur hamasi kishte vetem kamikaze. Ne se Hamasi posedon raketa, imagjinoni se cfare kane shtetet si Irani. Ky I fundit kete tre vjecar posedon raketa Hypersonic, qe nen 10 sec i ke ne Tel Aviv, dhe jo ne 4 ore sic shkuan dronet e kategorise se dyte.

Miti se Israeli ka ushtrine me te forte ne L e Mesme falimentoi kur u sulmua nga Hamas. Ka mbi 6 muaj dhe akoma nuk i cliruar pengjet, c'ka do te thote se nuk e ka eleminuar Hamasin.
Zyrtaret Iranian thone se nuk e kane per gajle eleminimin qe iu be zyrtareve te tyre ushtarak sepse i zevendesojne por, ka arritur koha qe Israeli te mesohet dhe t'i bindet ligjeve nderkombetare e te ndergjegjsohet se nuk eshte mbi to.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.