Drejt rënies miti i "shkollës në Perëndim"

Postuar në 12 Prill, 2024 15:30

Ministrja norvegjeze e shëndetësisë Ingvild Kjerkol ka dhënë dorëheqjen pas verifikimit të faktit se teza e saj e doktoraturës kishte qenë një kopje. Pak muaj më parë, edhe ministrja e Arsimit të Lartë, Sandra Borch, u largua për të njëjtën arsye nga detyra pasi një student zbuloi se ajo kishte kopjuar.

Lajmi në fjalë hyn tashmë në normalen e faktit politik në Perëndim, ku edhe punimet kërkimore janë verifikuar të jenë në masë të madhe poshtë standardit dhe që shpesh u ikin filtrave. Dhe me këtë vjen edhe rënia graduale e një prej miteve më autoritarë për Perëndimin: atij të shkollës dhe shkencës. Që në fakt mori goditje të madhe me pandeminë, kur u dëshmua se vala e zbulimeve dhe kërkimeve të shumëpropaganduara u reduktuan në kura të improvizuara dhe me një politikë publike shëndetësore që arriti kulmin me karanatinimin e detyruar dhe atë të vaksinimit të detyruar edhe për fëmijët e shkollave fillore.

Të mos harrojmë edhe skandalet e abuzimeve seksuale që prekin herë pas here institucione si ta zëmë i mirënjohuri Kolegji Europian i Bryzhit dhe vijmë kështu në një situatë ku kuptohet se sistemi politik europian nuk po funksionon si duhet. Dhe ka ceduar te cilësia aq sa kredencialet akademike manipulohen për të bërë karrierë.

Këtu lind vetiu një pyetje që ka rëndësinë e vet: sa qëndron si efektive relacioni mes karrierës profesionale dhe katapultimit në politikë? Kjo pasi politika është një zeje që ka të tjera kritere për të konfirmuar suksesin dhe për aq sa mund të flasim si dëshmitarë të një kohe si kjo, ne po shohim se vendimmarrja nga teknokratët që janë moda e dy dekadave të fundit, po gjeneron probleme serioze dhe sistemike.

Ekspertët duhen mbajtur në distancë dhe duhen konsultuar, por është gabim shumë i madh të besosh reformat te teknikë, të cilëve shpesh u mungon vizioni dhe që nuk e kanë për gjë të bëjnë avokatin e kujtdo në emër të ligjit. Edhe lidhja shkollim i mirë – e drejtë për të patur përparësi në politikë, duhet parë më mirë, duke respektuar ligjësitë e politikës si profesion, që po dëmtohet shumë nga papagaj me diploma të mira.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Me pelqejne te shoh dokumentare, te llojeve nga me te ndryshme, per SHBA-ne, dhe ajo qe me ben pershtypje eshte fakti, qe po te mos kisha njohurite per standardin e jetes atje, do te mendoja se eshte nje vend jodemokratik, me halle dhe varferi! Keto ne kontrast te plote me po te njejtat lloje dokumentaresh qe behen nga koleget e tyre ne Kine, Rusi, Iran, Turqi etj. ku te duket se keto jane vendet me shkelqimin e tyre me te madh ne bote!
Ky eshte dallimi i madh dhe thelbesor, mes Perendimit dhe pjeses se tjeter te botes. Ne Perendim, synohet te nxirren sa me shume ne pah problematikat; ne pjesen tjeter te botes, po te njejtat synohet te mbulohen sa me shume.
Edhe sa i perket shkollimit e njejta gje. Ne kete rast po marr shembullin me te mire, ate te vendeve aziatike, si Kore, Japoni, Singapor etj, qe vleresohen per nivelin me te larte te shkollimit ne bote; madje thone, per nga rezultatet empirike, edhe me te larta se te vendeve me te zhvilluara Perendimore.
Ne thelb, kjo perparesi eshte e genjeshtert. Misioni i shkolles nuk eshte vetem te pergatise papagaj apo robote qe te lene me goje hapur me ato qe kane mesuar empirikisht; perkundrazi, misioni i saj thelbesor eshte te pergatise mendje te hapura, njerez te lire dhe me dinjitet. Ketu po permend dokumentar ku behej krahasimi mes disiplines shembullore te nxenesve ne Korene e Jugut, respektit po kaq shembullor qe kane per mesuesit dhe mungeses se saj ne shkollat amerikane; mirepo, kultura aziatike e shkollimit mund te prodhoje studente (robote) te shkelqyer, por jo qytetare me te vertete te lire dhe me dinjitet; jo me kot edhe sistemet e tyre politike, sado demokratike te jene, prapeseprape konsiderohen si "demokraci te kontrolluara".
Shkollimi ne vendet Nordike vleresohet si nder me te miret ne Perendim. Keto problematika qe vete ata i bejne lajme per te gjithe, kane qene dhe do te jene perhere; sot bien ne sy per shkak te globalizimit te informacionit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nje fjale e vjeter thote: "Njerezit ndahen ne tre kategori, ata qe jane te zot te bejne diçka, ata qe nuk bejne dot gje vete dhe mesojne te tjeret si te bejne qe jane meuesit, ata qe nuk behen dot as mesues behen politikane."

Submitted by Robert (not verified) on

Në perëndim, ku çdo gjë shitet, gjë që i përshtatet më së miri shoqërive perëndimore, të cilat dy pare shpirt që kanë, i përfituan nga vendet që shkuan t'i kryqëzonin, edhe arsimi trajtohet si mall. Pa diskutim që atje ka shkolla apo departamente elitare, ku shitet mall arsimi i cilësisë së parë për elitat e tyre, por ka edhe pa fund shkolla ku shitet arsim të cilit i ka kaluar data e skadencës. Me kështu shkollash është plot Anglia, Gjermania, Franca etj. Janë pikërisht këto shkolla ku studiojnë edhe ekonomistët, juristët, sociologët, politologët, arkitektët tanë. Në to mësohet kryesisht sesi të ruhet statuquoja, ku perëndimi karakterizohet nga një shkallë e lartë zhvillimi dhe të tjerët si vende të prapambetura ose në zhvillim - atë zhvillim që përcakton perëndimi.
Shtoji kësaj strategjie edhe degjenerimin brenda vetë sistemit arsimor perëndimor, siç është rasti që përshkruan fillimi i artikullit dhe rezultati del vetë.

Submitted by Dori (not verified) on

Padyshim qe qyteterimi perendimor eshte eshte dominues ne bote. Ne te vertete, ai eshte qyteterimi i vetem sot ne bote. Edhe vendet kulturalisht krejt te ndryshme nga kultura perendimire, ne fakt i perkasin ketij qyteterimi. Duket paradoks, por nuk eshte. Cfare e ben nje qyteterim eshte struktura ekonomiko-politike, ne radhe te pare; dhe kjo eshte e njejte ne te gjithe boten, pavaresisht variacioneve. Vendet aziatike, afrikane, amerikano-latine, pavaresisht ne jane demokraci apo jo, republica apo mbreteri e sulltanate, sistemin ekonomiko-politik e kane te huazuar nga Perendimi. Prsh, Kina eshte nje kimere komunisto-kapitaliste, me keto dy ingrediente ekonomiko-politik te huazuar nga Perendimi; Irani, nje republike islamike, me ingredientin e pare , qe eshte edhe me i rendesishmi perendimor, dhe te dytin kulturor te tijin, porqe nuk ka peshe, pervec propagandes per te sunduar; Arabia Saudite e njejta gje; India, Rusia, Brazili, te gjitha vendet e amerikes latine, te gjitha vendet e Afrikes, te gjitha anetare e OKB-se, kane si parim te gjithepranuar ate qe quhet Karta e OKB-se, dhe qe s'eshte gje tjeter vecse nje shprehje substanciale e koncepteve perendimore mbi lirite dhe te drejtat.
Ne te gjitha keto vende, edhe ato me diktatorialet apo fetare qofshin, pavaresisht cilesise se tyre, behen zgjedhje, behen votime, nje SHPIKJE tipike perendimore.
Nga statistika te shumta qe jane bere mbi perceptimin e perdoruesve te rrjeteve te ndryshme ne internet rezulton qe shumica e tyre shajne SHBA-ne dhe me tej krejt Perendimin, por kjo me paradoksin spektakolar, qe shumica derrmuese e kesaj shumice, duan te shkojne ne SHBA, ne vendet perendimore, apo e enderrojne nje gje te tille; kurse pjesa tjeter kane emigruar tashme, dhe qe andej shajne vendin (perendimor) mikprites per padrejtesite qe po i ben botes!
Miliona emigrante, myslimane te devotshem shumica e tyre, nga bota islame, apo nga Bota hallall, braktisin cdo vit vendlindjen e tyre te bekuar nga allahu, braktisin varret e gjysh-stergjysherve te tyre te dashur, per te emigruar ne vendet e mallkuara te Botes harram, ku mbizoterojne degjenerimi dhe veset me te keqija, ku sundon vet shejtani ... dhe qe andej shajne vendet mikpritese, zakonet , traditat dhe kulturen e ne te njejten kohe lartesojne ato te vendeve te tyre qe i kane braktisur!
E thashe kete, sepse gjithe kjo alergjia globale antiperendimore eshte nje hipokrizi globale e gerditshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.