Albin Kurti "dërgon" Edi Ramën te Macron

Postuar në 12 Prill, 2024 22:39

Siç edhe u paralajmërua Albin Kurti i bëri një favor Edi Ramës duke e dërguar në Paris te Emmanuel Macron. E themi këtë sepse vizita e kryeministrit Edi Rama në Francë, përveç ceremonialit nuk prodhoi asnjë përmbajtje të qenësishme veç qasjes franceze për të imponuar një variant të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës përmes rolit të Tiranës dhe Beogradit.
Serbinë duke e siguruar për dyer të hapura në Europë me shitjen e 12 Rafalëve, Shqipërinë me një darkë shik për z. Rama dhe fjalë të bukura. Kushti: plani francez, me theks Asocacionin duhet zbatuar. Ky është roli i Shqipërisë. 

Në këtë kuptim, z. Rama ka marrë një rol për shkak të sjelljes së z. Kurti, që u vizitua nga Kameron në vizitën e tij të parë si sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Britanisë dhe që ka mbështetjen e Gjermanisë sidomos për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Po kështu Gjermania ka qenë kritike për zgjedhjet në Serbi, kaluar në heshtje nga Napoleoni skenik i Parisit. Ndaj ta shohim karadyzenin e sotshëm për atë që është: politikë ndaj Kosovës. Mbetet për të parë se cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë për kandidaturën e Kosovës në KiE. A do të dalë Tirana nga Këshilli nëse Kosovën e fusin në organizatë? 

s.zaimi

Comments

Submitted by redaksia on

Po ku eshte vreri, frustimi sidomos dhe urrejtja? A ishte Macron ne Shqiperi pak kohe me pare? Cfare zhvillimi solli? Konkretisht.pervec imazhit qe padyshim ka vlere? 

Macron e theksoi sot rolin e Shqiperise per dialogun Serbi-Kosove? Pse valle nuk qenka kjo arsyeja, ardhur nga qendrimi i Kurtit? 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bota nuk rrotullohet rreth Kurtit. Eshte shume i vogel per kete pune. Edi shkoi si kryeminister i Shqiperise,takimi ishte i susksesshem. Macron nuk i dha nonji sufllaqe me vete ta hante ne avion gjate kthimit. Ketu ke te drejte.Per te tjerat ishte gjithcka perfekt

Submitted by redaksia on

Mbase ia ka vene sufllaqen para ne takim. Takimi thua ti ishte i suksesshem. Padyshim, sepse u prit ne Elize e me radhe. Vizita ishte e tille? Nuk e dime ende. Ne 11 vjet edhe Shell qe pritej si investim i huaj, deshtoi. Keshtu qe rolin rajonal qe po ja caktojne zoterise, ja caktojne qe te moderoje Prishtinen. Kaq duket haptazi. 

Prape nuk kuptova "urrejtjen, frustracionin...".

Submitted by Andrea (not verified) on

Nje vizite ne Paris nuk i ka bere kujt keq asnjehere. Pavaresisht se post vizita nuk pati ndonje ndikim ne ekonomine apo avancimin shqiptar drejt BE, tregoi se Franca ka pak nevoje per ndihma nga kushdo qe gjallon ne rajonin tone te brishte.
Si aleat natyrir i serbeve dhe pasi shkundi mire buxhetin ushtarak serb, natyrisht qe e ndjen te nevojshme ti siguroje edhe ndonje aleat qofte edhe te vogel Vucicit.
Me mire se Rama, normalisht nuk ka tjeter. Maqedonasit e malazezet nuk e bejne ate qe ben Edi, Greku e Kroati jo e jo. Turkut as nuk i thote dot.
Natyrisht Shqiperia nuk ka askund peshen angleze e gjermane, qe mbeshtesin Kurtin dhe assosacionin nuk e kane primare por nje nga disa kushtet e Kosoves e Serbise.
I gjithe problemi eshte i joni
Cfare na ben ne, dmth shqiptaret e shqiperise qe nuk e shikojme Kosoven ashtu sic shikon Greqia Qipron psh, apo Turku ate Qipron e vet,

Submitted by Anonymous (not verified) on

Arsyetimi eshte i sakte. Por nuk e ke shkruar ne vendin e duhur. Sipas Skerdit eshte Albini qe duhet te kujdeset per Shqiperine ashtu si Erdogani per Qipron e vet.

Submitted by redaksia on

Albini te shohe Kosoven se Shqiperia eshte rast i humbur. Shqiperia nuk ka kurrfare roli te privilegjuar ne Kosove. Kete mendoj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.